HomeAktualitetParashikimi i motit/Kthjellime dhe vranësira, ja zonat ku do të ketë edhe...

Parashikimi i motit/Kthjellime dhe vranësira, ja zonat ku do të ketë edhe reshje shiu! Sa do shkojnë temperaturat

spot_imgspot_img

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta deri mesatare

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri dhe lindje të vendit, ku priten reshje të dobëta shiu gjatë pasdites. Pjesa tjetër e territorit do të gëzojë mot të kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i takon detit, ai paraqitet i qetë me një valëzim të ulët, nga 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet detare dhe lundrim.

Screenshot_4
Screenshot_5
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular