HomeKryesorePS dhe PD, debat në Strasburg për zgjedhjet. KE: Reforma në drejtësi...

PS dhe PD, debat në Strasburg për zgjedhjet. KE: Reforma në drejtësi dhe SPAK, deciziv për negociatat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Strasburg u zhvillua takimi i 19-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.  Drejtorja për shtetet ballkanike në Komisionin Evropian Sigrid Brettel deklaroi në këtë mbledhje se reforma në drejtësi dhe në veçanti roli i SPAK-ut ka qenë deciziv në hapjen e shpejtë të grupkapitujve.

“Shqipëria nuk duhet të humbasë ritmin me reformën në drejtësi që është e pashmangshme. Progresi në këtë drejtim me vettingun dhe sidomos me rolin e SPAK kanë qenë vendimtarë për këtë ecuri të shpejtë me hapjen e grup-kapitujve. Pavarësia e SPAK është e paprekshme, prandaj duhet të fuqizohen kapacitetet e hetimit”, tha Sigrid Brettel.

Presidenca polake dhe Këshilli Evropian vlerësuan angazhimin aktiv të Shqipërisë në rrugën e reformave.

“Ne inkurajojmë qeverinë shqiptare që të vijojë me të njëjtin fokus dhe vendosmëri reformat si deri tani në sundimin e ligjit”, tha diplomati, Pawel Lacki.

“Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit europian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027”, tha diplomatja, Suzana Michalcova.

Ministri Balla dhe deputetja Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit

“Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë”, theksoi Balla.

“Të gjitha rekomandimet prioritare nuk janë trajtuar dhe kjo detyrë nuk duhet të fillojë në shtator por duhet të kishte filluar 10 vite më pare”, tha Tabaku.

Vërejtje ndaj procesit zgjedhor pati edhe nga deputetët Bardhi e Bylyklbashi.

“Ne po sjellim çdo ditë prova të manipulimit të këtyre zgjedhjeve. Po vijon procesi për verifikimin e të gjitha shkeljeve që nga mos krijimi i kushteve për votimin e fshehtë deri tek votimi familjar”, tha Bylykbashi.

“Nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve”, theksoi Bardhi.

Në këtë mbledhje ndërkombëtarët këmbëngulën në miratimin e një reforme gjthëpërfshirëse zgjedhore ku të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR që do të pasqyrohen në raportin final për 11 majin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular