GJKKO ka vendosur të shtyjë për në datën 26 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me një masë më të butë, si “arrest shtëpie” apo “detyrim për paraqitje”.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, bëri me dije se Meta nuk do të jetë i pranishëm personalisht në seancë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Avokatët e Metës argumentojnë se janë shkelur afatet procedurale, pasi SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore për vazhdimin e masës së sigurisë, siç parashikohet nga ligji. Sipas mbrojtjes, ky fakt duhet të merret si bazë për ndryshimin e masës aktuale.
Ndërkohë, në një ngjarje të veçuar, policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Tiranë, i dyshuar për grabitjen e 10 mijë eurove në një studio ligjore dy vite më parë.