HomeAktualitetKishte konfirmuar pjesmarrjen, por Presidenti i PL-së nuk do të marrë pjesë...

Kishte konfirmuar pjesmarrjen, por Presidenti i PL-së nuk do të marrë pjesë në seancë! Do përfaqësohet nga avokati

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore për kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Ndërkohë në një sqarim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në seancën e sotme gjyqësore Meta nuk do të marrë pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre  SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular