HomePolitike34-vjetori i PS/Rama zbulon kur s'do të jetë më pjesë e partisë...

34-vjetori i PS/Rama zbulon kur s’do të jetë më pjesë e partisë dhe deklaron: Nuk lodhemi së fituari, por si shmangemi as përgjegjësive, siç është integrimi në BE

Kveryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin që ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk do të jetë më aty.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të organizuar para selisë qëndrore të PS-së në Tiranë.

Po ashtu, Rama teksa falënderoi të gjithë të pranishmit dhe kontribuuesit në PS, foli edhe për strategjinë që do të ndjekë vendi në integrimin drejt Bashkimit Europian, shkruan A2 CNN.

“Nëse do bëjmë gjënë e duhur në çdo hap dhe do ta adresojmë si prioritet kombëtar të PS-së, do i japim një forcë të madhe PS-së në territor, duke u bazuar te njerëzit më të përgatitur. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit, më shkuan sytë të Frrok Çupi dhe Ylli Rakipi. Ylli Rakipi rri larg për të thënë që s’jam me ju. Falenderoj edhe të gjithë ata që janë këtu para nesh dhe që janë të pranishëm gjithmonë në këto sebepe dhe në jetën e partisë.

Zysh Arta nuk më ndahet dhe shokun Gramoz që nuk diskutohet që sa kohë do e shoh në oborrin e partisë, partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni për kohën që ai s’do jetë më në PS, atë kohë se di si do bëni, por s’do jem as unë, kështu që shifni e bëni. Një falënderim të posaçëm edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, i cili si gjithmonë në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Një falënderim në mbyllje për të gjitha gratë dhe vajzat që janë të pranishme”, tha mes të tjerash Rama. 

Rama: Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitore domethënës të PS, Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë. Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendit dhe për ta integruar vendin në BE brenda kësaj dekade.

Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është objektiv sa i arritshëm dhe tejet i vështirë për tu arritur, objektiv i afërt, aq dhe jashtëzakonisht i lidhur  me sa shpejt sa ne jemi në gjendje të përmirësojmë çfarë është për të përmirësuar dhe të përmbushim se çfarë duhet përmbushur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular