HomeAktualitetÇfarë ndryshon? Greqia me Kod të ri Rrugor! Prezanton dënime më të...

Çfarë ndryshon? Greqia me Kod të ri Rrugor! Prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut

Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri  Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij.

Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të zvogëluar vdekjet që lidhen me aksidentet. Midis tyre vecohen: Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës që sipas ligjit të ri, shkelja e parë sjell një gjobë prej 350 eurosh dhe pezullim të patentës së drejtimit për 30 ditë, e dyta rezulton në një gjobë prej 1,000 eurosh dhe një pezullim prej 180 ditësh dhe shkelja e tretë rrit gjobën në  2,000 euro dhe heqje patente për një vit.

Përdorimi i telefonit në vitin 2024 ishte shkaku i 3-të i aksidenteve rrugore në Greqi. Gjithashtu drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i cili kontribuoi në rreth 25% të vdekjeve në rrugë në Greqi në vitin 2024, është një tjetër aspekt i kodit të ri. Ligji i rishikuar përcakton tre nivele të dehjes, me dënime që rriten sipas përqendrimit të alkoolit në gjak të shoferit duke filluar nga një gjobë  350 € dhe heqje patente për 30 ditë deri në 4000  euro gjobë dhe heqje patente për 10 vjet.

Shkelja mund të çojë gjithashtu në akuza penale në rast se ka vdekje, dëmtime të rënda trupore ose dëmtime të pronës publike.Dënime të rënda ka edhe për rastet e mospërdorimit të rripit të sigurimit me 350 € për shoferin dhe 150 € për pasagjerin,ndërsa në rast të përsëritur gjoba shkon deri në 2.000 € dhe heqje patente për 1 vit. Po ashtu edhe për shkelje të shenjave të semaforëve dhe tabelave STOP, rastet e drejtimit të mjetit pa patentë, parkimit në vendet e kalimit të perosnave me aftësi të kufizuara, shkeljes së e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara.

Sipas Autoritetit Satistikor Kombëtar  (ELSTAT), 665 persona humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2024, ndërsa Greqia mbetet ndër vendet e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve në rrugë. Të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) e rendisin Greqinë të shtatën në të gjithë bllokun për vdekjet që lidhen me trafikun rrugor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular