HomeAktualitetIncident në urën e Mitrovicës: Tension mes dy shqiptarëve dhe një serbi...

Incident në urën e Mitrovicës: Tension mes dy shqiptarëve dhe një serbi pas gjestit provokues me tre gishta

Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë të Kosovës, në urën kryesore mbi lumin Ibër – simbol i ndarjes etnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Incidenti ka përfshirë dy qytetarë shqiptarë dhe një shtetas serb, i cili ndodhej si turist në zonë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, shtetasi serb, 30-vjeçari me inicialet V.V., ka ndaluar në urë për të bërë foto, duke ngritur dorën me tre gishta – një gjest i njohur si simbol i nacionalizmit serb dhe shpesh i konsideruar provokues në zonat e përziera etnikisht.

Kjo ka ngjallur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R., 64 vjeç dhe A.Z., 60 vjeç, të cilët e kanë pyetur se “pse po provokon”, çka më pas ka degjeneruar në një konflikt fizik. Nga përleshja, njëri prej shqiptarëve ka përfunduar në spital me frakturë në hundë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për të dokumentuar saktësisht ngjarjen. Pas shqyrtimit të provave, prokurori i rastit ka vendosur të ngrejë akuza për “sulm fizik” ndaj dy qytetarëve shqiptarë, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt dhe është ndëshkuar me një tiketë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular