Një konflikt i çastit ka degjeneruar në dhunë fizike dhe goditje me gota në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale për motive ende të paqarta, e cila ka përfunduar me plagosjen e dy personave.
Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuar kanë mbetur shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N., të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt – A. K., N. Ç. dhe D. Xh., të cilët ndodhen në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.