Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, të cilën e përshkroi si “një perlë e Rivierës Shqiptare”.
“Dhe me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.
Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj.