Udhëheqësit e grupit E3 i bëjnë thirrje Iranit të mos “destabilizojë rajonin” në përgjigjen e tij ndaj sulmeve amerikane.
Sipas deklaratës së përbashkët, kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan sot zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
“Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet në negociata që çojnë në një marrëveshje që adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor”, thonë udhëheqësit përmes deklaratës së përbashkët.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët. Ne i bëjmë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin”, përfundojnë tre liderët evropianë.