HomeAktualitetEMRAT e kandidatëve/SPAK shtyu deri sot afatin për nisjen e procedurave për...

EMRAT e kandidatëve/SPAK shtyu deri sot afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.

Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total. Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrose Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.

Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.

Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit.

Kandidatët për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit:

  • Gledis Nano 
  • Haki Çako
  • Artur Beu 
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj 
  • Joni Keta
  • Elton Kërluku 
  • Andi Pogaçe
  • Astrit Halilaj
  • Marinela Pilinçi
  • Nevrus Ndregjoni
  • Maoricio Sheldija 
  • Miklovan Kanani
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular