Ka rinisur këtë të hënë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” procesi i rinumërimit të votave për gjithë qarkun Tiranë. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë numëruar më shumë se 560 kuti, ose afro 47 për qind e totalit që janë për t’u numëruar.
Deri në këtë fazë të rinumërimit, Partia Demokratike ka humbur rreth 300 vota, Partia Socialiste rreth 210, ndërkohë që forcat e tjera kanë lëvizje shumë të vogla.
Gjithsesi ndryshimet në vota janë shumë të vogla dhe nuk sjellin ndryshim të ndarjes së mandateve, as për forcat politike dhe as për kandidatët.