HomeLifestyleTESTAMENTI/Ka mbi 100 fëmijë, themeluesi i Telegram merr këtë VENDIM të PAPRITUR!

TESTAMENTI/Ka mbi 100 fëmijë, themeluesi i Telegram merr këtë VENDIM të PAPRITUR!

40-vjeçari tha se kishte shkruar një testament…

Themeluesi i aplikacionit Telegram, Pavel Durov, thotë se më shumë se 100 fëmijët e tij biologjikë do ta ndajnë pasurinë e tij të vlerësuar në 13.9 miliardë dollarë. “Të gjithë janë fëmijët e mi dhe do të kenë të njëjtat të drejta! Nuk dua që të shqyhen mes vete pas vdekjes sime”-tha Durov për revistën politike franceze Le Point.

Durov thotë se është “babai zyrtar” i gjashtë fëmijëve me tre partnere të ndryshme, por ka mbi 100 fëmijë të tjerë pas dhurimit të spermës në një klinikë fertiliteti. Ai gjithashtu përsëriti se mohon çdo shkelje ligjore në lidhje me akuzat e rënda penale me të cilat përballet në Francë.

Miliarderi rus i teknologjisë i tha gjithashtu revistës se fëmijët e tij nuk do të kenë qasje në trashëgiminë për 30 vjet. “Dua që ata të jetojnë si njerëz të zakonshëm, të ndërtojnë vetë veten, të mësojnë të kenë besim në vete, të jenë në gjendje të krijojnë, jo të varen nga një llogari bankare”-tha ai.

40-vjeçari tha se kishte shkruar një testament tani, sepse puna e tij “përfshin rreziqe, mbrojtja e lirive të sjell shumë armiq, përfshirë edhe brenda shteteve të fuqishme”. Aplikacioni i tij, Telegram, i njohur për përqendrimin në privatësi dhe mesazhet e enkriptuara, ka më shumë se një miliard përdorues aktivë në muaj.

Durov foli gjithashtu për akuzat penale me të cilat përballet në Francë, ku u arrestua vitin e kaluar pasi u akuzua se nuk kishte moderuar siç duhet aplikacionin për të reduktuar kriminalitetin. Ai ka mohuar se ka dështuar të bashkëpunojë me autoritetet për trafik droge, përmbajtje për abuzim seksual të fëmijëve dhe mashtrim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular