Kolegji Zgjedhor shqyrton më 26 qershor ankimimin e Partisë Demokratike për Vlorën.
Ndërkohë ka rrëzuar kërkesën e PD-së për Dibrën, Shkodrën dhe Beratin, pasi nuk u gjetën prova për pretendimet e opozitës.
Demokratët kërkuan pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Pikërisht për sa më sipër, po rinumërohen votat e Tiranës. Deri më tani janë numëruar 631 qendra votimi, ndërsa nuk është prodhuar ende asnjë ndryshim, qoftë për shpërndarjen e mandateveapo te subjektet politike.
Vetëm sot ndërkohë janë rinumëruar 25 qendra votimi, ku janë konstatuar gjetje të vogla, por nuk kanë ndikuar në heqjen apo mbajtjen e mandateve. Ka deputetë që kanë humbur më shumë vota dhe ka edhe deputetë që kanë rikuperuar një numër të vogël votash. Ankimimi për Vlorën, më 26 qershor