Analisti Enton Abilekaj debatoi ashpër me deputetin e PD-së, Asllan Dogjani. Duke komentuar rinumërimin e votave të qarkut Tiranë, Abilekaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se votat e pavlefshme prej vizave të dala nga kuadrati nuk janë analiza e zgjedhjeve nëse ishin të lira apo jo. Ai iu drejtua Dogjanit se kjo nuk është betejë për votën, por për hallin e tij që është aq qaraman. Ndërsa deputeti Dogjani tha se ka një mision personal, që çdo votë duhet të shkojë atje ku e ka dhënë qytetari.
Abilekaj: Kjo nuk quhet vjedhje, kjo quhet gabim teknik, ose vlerësi i gabuar i KZAZ-së.
Dogjani: Jo, shiko edhe një herë.
Abilekaj: Jo ma dha mua, pse snuk i ka dhënë atij sipër meqë ishte jashtë kuadratit. Pse nuk e ka sipër, por e ke ti?
Këtë muhabet do të bëjmë këtu? Këto janë zgjedhjet?
Kjo është analiza jonë për zgjedhjet, a janë të lira apo jo? Dhe pastaj thoni: Mua s’më rruhet për policinë. Vjen policia aty dhe thoni: Kam respekt për ju.
Abilekaj: Je në SPAK se të ka akuzuar, atyre u thua se do t’u çoj në SPAK. Ti a e njeh këtë SPAK apo jo? Kur SPAK-u të akuzon ti thua se është i PS-së.
Dogjani: Kush ka thënë se SPAK-u është i PS-së?
Abilekaj: Po ti ke thënë sapo ke dalë nga SPAK-u.
Dogjani: Jo nuk kam thënë.
Abilekaj: Po të kemi dëgjuar të gjithë.
Dogjani: Jo nuk e kam thënë. Nuk kam thënë se është i PS-së.
Abilekaj: Po kush të sulmon politikisht ty, PD-ja? Për mua futju betejës politike të partisë tënde. Nuk ke shumë talent si politikan. Më mirë futju dhe shërbeji partisë.
Dogjani: Faleminderit shumë për konsideratën, sesa të bësh këtë gjënë. Ti vetëm sa turbullon njerëzit, nuk bën asgjë.
Dogjani: Unë të falënderoj për konsideratën..
Abilekaj: Një muhabet kot, sikur ne jemi KAS-i.
Dogjani: Unë të falenderoj shumë që jam apo s’jam politikan.
Abilekaj: Po që s’je është e qartë.
Dogjani; Është opinioni yt. Unë jam qytetar, njeri. Ashtu si unë mund të kem rezerva që të mos jesh gazetar i mirë në krahasim me Ylli Rakipin. E rëndësishme është që unë jam këtu për votën që u tjetërsua.
Abilekaj: Po s’je për votën, je për hallin tënd, që është aq qaraman sa nuk do që t’ia dijë njeri. Je këtu vetëm për të treguar se ku ka shkuar viza e votës. Nuk na intereson fare se ku ka shkuar vota e vizës tënde.
Dogjani: A ka mundësi të mos më ndërpresësh?
Abilekaj: Unë të dëgjoj, por të dëgjoj kot.
Dogjani: Po edhe kot, se ju jeni burra të mëdhenj. Unë këtu kam një mision timin personal, që çdo votë duhet të shkojë atje ku e ka dhënë qytetari, jo ta tjetërsojnë.