Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të jenë 15 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

