HomePolitikeDeromemaj braktis Berishën/Anëtari i kryesisë të PD emërohet në krye të Kadastrës...

Deromemaj braktis Berishën/Anëtari i kryesisë të PD emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, aktualisht anëtar i kryesisë së PD me kryetar Sali Berishën, Genc Deromemaj, është emëruar nga Rama drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës.

Deromemaj drejtoi Degën e Partisë Demokratike të Vlorës nga viti 2018 deri në vitin 2022, teksa më pas dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Atird Hoxha.

Gjithashtu, Deromemaj ka qenë dhe kandidat për zgjedhjet lokale i PD-së në Vlorë, në vitin 2015, ku humbi përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Kujtojmë se Deromemaj ishte një nga mbështetësit e parë të Foltores së Sali Berishës, kur e nisi këtë lëvizje kundër lidershipit Basha në shtator 2021, si dhe një nga organizatorët e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor në Air Albania.

Edukimi dhe Karriera e Genc Deromemajt: 

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë

Edukimi:
Në vitin 2007 Diplomë Inxhinier Hidroteknik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik Tiranë;
Në vitin 2009 Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Kristal Tiranë;
Certifikata dhe licenca të ndryshme për veprimtari profesionale në fushën e ndërtimit.

Karriera profesionale:
2007 – 2021 sektor privat, Shoqëri Ndërtimi, Inxhinier Projektimi/Zbatimi, Administrator.

Karriera politike:
Nga viti 2002 aktivizuar në jetën politike si pjesë e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH;
Në vitin 2015 Kandidat për Kryetar të Bashkisë Vlorë i Partisë Demokratike;
Nga viti 2015 deri më 2018 Anëtar i Kryesisë së PD Vlorë;
Nga viti 2018 deri më 2022 Kryetar i PD Vlorë;
Nga viti 2022 e në vazhdim Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Të tjera:
Lindur në 29 Mars 1984 në Vlorë, i martuar, me dy fëmijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular