HomeSocialeKujtim Hajdari shpallet “Finalist Autor i Vitit 2025 per poezi” nga ”IMPACT...

Kujtim Hajdari shpallet “Finalist Autor i Vitit 2025 per poezi” nga ”IMPACT BOOK AWARDS”

Nga Hamza HATIKA     

Ky konkurim organizohet çdo vit në SHBA ku vlerësohen librat me impakt ndërkombëtar.

Kujtim Hajdari, konkuroi vitin e kaluar me librin me poezi në anglisht “THROUGH THE WAVES OF LIFE” (Nëpër dallgët e jetës)!

Libri eshtë përkthyer po nga ai vet si edhe doli fitues i çmimit “Impact Book Awards” në gusht të 2024, ceremonia e të cilit u mbajt në Arizona, në shkurt të 2025!

Me nje pjesëmarrje cilësore dhe elitare të shkrimtarëve, poetëve nga mbarë bota në këtë ceremoni madhështore për trofetë dhe çmimet me figura të shquara të letërsisë dhe artit në SHBA dhe mes shumë “bestseller, fiton edhe letërsia shqiptare një vend nderi të

përfaqësuar  nga vepra e Kujtim Hajdarit.

Pas ceremonisë së çmimit ai konkuron dhe përsëri dhe është finalist në ngjarjen tjetër,

akoma edhe më të madhe si: “Autor i vitit 2025 për poezi” që do të mbahet më 4-tetor në selinë e Hollywood-it, në një mbrëmje gala të drejtuar nga vet presidentja e platformës znj. Nim Stant.

Autori është njeri shumë punëtor, këmbngulës dhe kërkues ndaj vetes dhe fitues atje ku jo çdo kush shkon triumfator!

Të nderojë veten, familjen si edhe vendin e tij, pa asnjë sponsorizim, pa asnjë mbështetje qoftë edhe morale apo inkurajuese nga shteti i tij kur sponsorizohen qindra aktivite pa vlera kombëtare.

Para një ngjarje të tillë organizmat shtetërore, shoqatat, shoqëria civile, shtypi dhe mediat vizive të vendit të tij, pse heshtin kur për të kanë shkruar anembanë botës?

Ambasadorët më të mirë të një vendi janë artistët dhe sportistët!

Shkrimet e tij janë përkthyer dhe botuar gati në 30 vende të botës, por pse Ambasada, Ministria e Kulturës heshtin?

Antologji, revista, gazeta dhe media të shumta në botë kanë shkruar për krijimtarinë e tij dhe për fitoren e tij më 2024, por edhe në 2025  kemi mjaft informacione.

Por cili është Kujtim Hajdari?

Kujtimi lindi në Hajdaraj, më 10 Prill 1956, në qytetin e Lushnjës në Shqipëri.

Ka mbaruar gjimnazin, mekaniken dhe më vonë studimet universitare për gjuhë – letërsi në Elbasan. Ka punuar fillimisht si mekanik dhe me mbarimin e universitetit, pedagog për lëndën gjuhë-letërsi në shkollat tetëvjecare e të mesme.

Ka shkruar që në rininë e tij të hershme, që në tetëvjecare dhe kur ishte në gjimnaz poezitë dhe krijimet e tij filluan të botoheshin në gazetën lokale, si edhe në gazeten “Drita” dhe “Zëri i rinise”!

Pas mbarimit të shkollës së mesme pergatiti 3 vëllime; një me poezi, “A do të vijë pranvera?”, një me tregime “Violinisti” si edhe një dramë, “Netë pa gjumë,” por veprat e tij nuk panë dritën e botimit për frymë antiparti.

Pas ndryshimit të sistemit ne vitin 1995 emigron në Itali, e më pas në SHBA.

Për një periudhë të gjatë kohe nuk shkruajti më, arsyeja, indiferenca e mediave miope ndaj rezulateteve reale, të vlerësuara nga bota, por jo nga Memëdheu, e trishtuan autorin!

Rikthehet me muzën e mbledhur ne jetën e tij maratone nëpër botë dhe rinisi të shkruaj përsëri prej viti 2017!

Pas një pauze rreth 25-vjeçare, poezi në shqip, në italisht dhe kohët e fundit edhe në anglisht, gjithashtu shkrime te shumta kritike si dhe prozë kohët e fundit.

Si në Itali dhe në SHBA, Ai vazhdon të shkruaj dhe të jetë aktiv duke botuar herë pas here vëllime me poezi, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme e të shumta brenda e jashtë vendit, duke ngritur flamurin kombëtar në shumë vende të botës!

Publikon poezi e artikuj në portale të shumta, në gazeta e organe të ndryshme në vende të shumta duke afirmuar veten dhe vendin e tij.

Temat që trajton janë të shumta, por një vend të rëndësishem zë tema dhe problemet e mërgimit dhe të atdheut.

Shkruan kryesisht poezi të rregullt, por lëvron me sukses dhe vargun e lirë, ka shkruar gjithashtu novela dhe romane.

Ka ndihmuar me dhjetëra krijues shqiptarë duke i përkthyer e botuar nëpër botë.

Botimi i shkrimeve të tij do të marri një hapësirë gjeografike të konsiderueshme.

Ato do t’i gjeni të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, SHBA, Rumani, Marok, Egjypt, Danimarkë, Bangladesh, Pakistan, Turqi, Spanjë, Gjermani, Kinë, Kore, Taxhikistan, Arabi, Algjeri, etj.

Veprat e tij:

  1. ”Mbrëmë isha pa ty” në maj të 2018 nga shtëpia botuese “Create space” në SHBA
  2. ”Mbrëmë isha pa ty” një tjetër botim, (me plotësime) “ADA” në Tiranë., 2018.
  3. ”Do të vij natën” në shtator të 2018 nga “Create Space” në SHBA
  4. ”Emri i bukur dashuri” në mars 2019 nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë
  5. “Do t’u them…” në tetor 2019 nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë.
  6. “I dolori del cuore” në janar 2020, në Romë, nga “Aletti Editori”, në italisht.
  7. “Pse bëjmë kështu” në qershor 2020 nga shtëpia botuese “ADA” në Tiranë.
  8. “Kur shkoj në fshat” në korrik 2021 nga shtëpia botuese “JOZEF” në Durrës.
  9. “Come i fiori di aprille” në italisht, në shtator 2021, nga KDP Amazon.
  10. “You are everywhere” në anglisht, në nëntor 2021, nga KDP Amazon.
  11. “Udhëve të botës” doli në janar 2022 nga shtëpia botuese “Botimet Jozef”, Durrës.
  12. “Do të vij natën” ribotim, i ripunuar, janar 2022, Durrës.
  13. “You are everywhere” në anglisht, në nentor 2023, nga KDP Amazon, ribotim i plotësuar.
  14. “Nëpër dallgët e jetës” mars 2023, nga “Botimet Jozef”, Durrës.
  15. ” I ngrita të rënët” Durrës, 2024.
  16. “Vargje për ty” 100 lirika dashurie, 2024.
  17. ”Tani jeton me kujtimet” poezi, Durrës 2024.
  18. “Through the waves of life,” përkthim nga shqipja ne anglisht, të përmbledhjes, “Nëpër dallgët e jetës” 2024.
  1. “I raised the martyrs” 2024, përkthim në anglisht I librit “I ngrita të rënët”, KDP Amazon.
  2. ”The Weight of Pain” novela, 2025, KDP Amazon.
  3. ”Who Returns Me My Mother?”, roman, në botim.
  4. “The Ordeal of Love”, roman, në botim.
  5. ”All Together,” është botues i antologjisë promovuese, seriale në Amazon me poetë dhe shkrimtarë nga gjithë bota.

Janë botuar 6 numra dhe pritet i shtati.

Përkthime nga autorë të tjerë:

  1. Përkthim nga anglishtja në italisht i vëllimit me citime poetike të poetit të mirënjohur indian Sethi Krishan Chand, “My quotes unfold mistery of life” (Citimet e mia zbulojne misteret e jetës” 2022, botuar në Daman të Indisë.
  2. “Tears of a woman” Përkthim i romanit të shkrimtares Blerina Pëllumbi nga shqip në anglisht, 2024.
  3. “Little Sara and the rainbow” përkthim nga shqipja në anglisht i përrallës për fëmijë të autores Angela Kosta.
  4. ”Cords of Sighs,” përkthim nga shqipja në anglisht i vëllimit poetik të poetit Arben Iliazi, 2025.
  5. “In the Sky of Dreams” përkthim nga shqipja në anglisht i vëllimit poetik të poetes Blerina Pellumbi, 2025.
  6. ”Imprisoned Soul” Përkthim i romanit të shkrimtares Angela Kosta nga shqip në anglisht, 2024.

Ka marrë pjesë në mbi 150 revista e antologji kombëtare e ndërkombëtare.

Vlerësimet:

  1. ”Çmimin special” dhe KUPËN fiton me poezinë ”Versi per te” në konkursin e madh ndërkombetar “Pagine d’oro della poesia italiane” të organizuar nga shtëpia e madhe botuese “Çento verba” në Itali, 2018
  2. Finalist në kampionatin botëror të Poezisë, që mbahet në Tetor 2018 në Rumani, të organizuar nga poeti i mirënjohur dhe i propozuar për çmimin NOBËL Trandafir Simpetru bashkë me stafin e tij. Këtu vlerësohet me çmimin eçelencës.
  3. ”Çmimi i parë” për diasporën në konkursin e poezisë të zhvilluar në Tiranë, të organizuar nga shoqata “Jehona Shqiptare” me poezinë “Mos më thuaj lamtumirë” ku i jepet dhe titulli ”Nderi poetik i diasporës 2019”
  4. “Çmimin special” në kampionatin europian të poezisë që mbahet në mars 2019 në Rumani.
  5. “Fashon e nderit të festivalit” në Marok në përvjetorin e Lidhjes së Përgjithshme të Shkrimtarëve dhe Poetëve marokenë.
  6. “Titullin e nderit si poet i paqes”në prill 2019, nga Shoqata Botërore e Paqes me president Prof. Dr. Hassan Alshormanye.
  7. “Mirënjohje” në maj 2019,nga “The albanian cultural union in Rumania” për kultivimin e poezisë shqipe në Itali dhe bashkëpunimin me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
  8. “By president chamber writers” zgjidhet në prill 2019 për meritat poetike, në “World union of poets of knt bartolazzi” detyrë që e kreu për një vit.
  9. “Guest of honor at the world poetry championship” ( “i ftuar nderi”) në Kampionatin Botëror të Poezisë në shtator 2019 që mbahet në Rumani.

Këtu vlerësohet dhe me ”Titulli i nderit” dhe kupën e revistës prestixhioze rumune ”Unë dhe poezia”

  1. Finalist në Konkursin e madh “Federiciano” në Rocca Imperiale të Italisë, në gusht 2019, ku morën pjesë rreth 2400 poetë nga vende të shumta të Botës. Këtu del finalist, vlerësohet me çertifikatën përkatëse dhe poezitë e tij recitohen para një publiku rreth 3000 dëgjues dhe përzgjidhen e botohen në vëllimin poetik “I dolori del cuore” në Romë.
  2. Në Konkursin “Habere artem”, në Romë të Italisë, ku morën pjesë qindra poetë del finalist e vlerësohet me diplomën e rastit për nivel të lartë poetik.
  3. Në konkursin “Verrà il mattino e avrà un tuo verso” në Romë të Italisë, ku morën pjesë qindra poetë, vlerësohet me diplomën e nderit të poezisë.
  4. Vlerësohet me ”Titull nderi” në Kampionatin Europian të Poezisë në Rumani, mars 2020.
  5. Vlerësohet me çmimin e tretë në konkursin kombëtar të organizuar nga grupi web “Princ Muzaka” maj 2020.
  6. Vlerësohet për nivel të lartë në poezitë e tij dhe futet në “Enciclopedia dei poeti italiani contemporanei” 2020, në Romë të Italisë.
  7. Në konkursin ndërkombëtar “Verba volant, scripta manent” në Modena të Italisë vlerësohet me çmimin e veçantë të “Eccellenza” (Të Përsosmërisë) 2020.
  8. Vlerësohet me “Titull nderi artistik, lider kombëtar shqiptar në fushat e artit, kulturës, paqes dhe politikës për vitin 2019” nga Shoqata “Jehona Shqiptare” në janar 2020
  9. Në mars, 2020, ishte kryetar i jurisë së Festivalit Kombëtar të Poezisë për të rritur, të organizuar nga Shoqata “Jehona Shqiptare”.
  10. Në qershor, 2020, ishte kryetar i jurisë së Festivalit Kombëtar të Poezisë për të rinj, të organizuar nga Shoqata “Jehona Shqiptare.
  11. Finalist në konkursin e “Giornata mondiale della poesia” në Romë të Italisë, 2020, të organizuar nga Aletti Editore, ku vlerësohet dhe diplomën përkatëse.
  12. Në janar 2020 i jepet titulli “Lider nderi artisrik per vitin 2019” nga Jehona Shqiptare me kryetare z. Margarita xhepa.
  13. I jepet titulli poetik kombëtar “Dritëro Agolli” për vitin 2020 nga “Jehona Shqiptare”
  14. Fiton Kupën në konkursin “Poetët Botëror dhe poezia e tyre” (“World poets and their poetry”) në Kampionatin Europian të Poezisë , në Rumani, shtator 2021.
  15. Zgjidhet Z/Kryetar i Festivalit Poetik kombëtar, edicioni 4, të organizuar nga “Jehona Shqiptare” në mars 2021
  16. I jepet titulli ”Nderi artistik” më 2021, nga “Jehona Shqiptare” për kontributin e dhënë në Festivalin kombëtar të poezisë edicioni 4, si Z/Kryetar i Festivalit.
  17. Zgjidhet Kryetar i Festivalit të të rinjve në qershor 2021, në Tiranë.
  18. Në dhjetor te 2022 vlerësohet me çertifikatë Nderi nga Grupi i madh web “World pictorial and art forum”, për përhapjen e dashurisë, të paqes dhe humanizmit në shoqëri me artin e tij poetik.
  19. Merr pjesë në konkursin e organizuar nga shtëpia botuese “Kimerik”, në Itali, më 2023 ku del finalist dhe poezia e biografia e tij letrare futen ne ”Enciklopedinë e poetëve italianë.”
  20. Merr pjesë dhe del finalist në konkursin “Verrà il mattino e avrà un tuo verso” shkurt 2023, Itali.
  21. Zgjidhet anëtar i komisionit të vlerësimit të poetëve pjesëmarrës në Festivalin poetik kombëtar që u mbajt në mars 2023, të organizuar nga “Jehona Shqiptare”
  22. Fiton në konkursin Kimerik në Itali dhe futet në “Enciclopedia universale degli autori italiani XII”, 2024, itali
  23. Zgjidhet kryetar I komisionit dhe të ndarjes së çmimeve në konkursin poetik kombëtar në mars 2024, të organizuar nga “Jehona Shqiptare” nën drejtimin e zonjës Margarita Xhepa.
  24. Vlerësohet me çertifikatën e “Mjeshtërisë së lartë” më 2024, në poezi nga grupi i madh web “World Pictorial Poetry and Art Forum” (Të poezisë piktoreske dhe forumit të artit) për pjesëmarrjen me poezitë e tij në anglisht në disa antologji të poezisë piktoreske.)
  25. Del finalist në konkursin “Federiciano 2024” në Stromboli të Italisë dhe poezia e tij futet në antologjinë e konkursit.
  26. Bëhet pjesëtar I lidhjes së poetëve të shtetit Massachusetts në SHBA, ku jeton dhe biografia e poezia e tij futen në antologjinë vjetore te poetëve të Massachusetts, 2024.
  27. Merr pjesë në garën poetike për verën (Summer poetry) të organizuar nga poetët e Massachusetts dhe del një ndër fituesit, 2024.
  28. Fiton çmimin “INTERNATIONAL IMPACT BOOK AWARDS” në SHBA në gusht 2024, Ceremonia u bë në Arizona në shkurt 2025.
  29. Merr pjesë në konkursin, “Tra un fiore colto e l’altro donato” Itali, 2024 dhe poezia e tij zgjidhet dhe futet ne antologjinë me të njëjtin emër si vlereësohet me çertifikatën e cilësisë së lartë.
  30. Çmimi “Vath Korreshi”, 2024 në vendin e tij, në qytetin e lindjes, Lushnjë.
  31. “Certifikatë Nderi” për 2024, nga “Jehona Shqiptare”, Shqipëri.
  32. “Diplomë Nderi” 2025, nga Komuniteti Shqiptar në Rumani.
  33. “Mirënjohje” nga gazeta Albanezyl në Rumani.
  34. “Mirënjohje” 2025, nga radio “Fol dhe Ti,” Tiranë, Shqipëri, si kryetar i komisionit të vleresimit të poezive në konkursin e zhvilluar nga radio.
  35. Çmimi “Cupido” në konkursin për Ditën e Shën Valentinit në Itali, 2025.
  36. “Çmimi letrar për Paqen Botërore 2025” nga Hymanity Magazine Global.
  37. “Diplomë Nderi” 2025, nga Fondacioni Indonezian.
  38. “Certifikatë Mirënjohje” 2025, nga gazeta “Sindh Courier,” Pakistan.
  39. “Certifikatë Mirënjohjeje,” Mars 2025, nga Facebook.
  40. “Pasaporta Ndërkombëtare Artistike,” 2025, nga “Jehona Shqiptare.”
  41. “Certifikatë e Njohjes Ndërkombëtare,” 2025, nga “Humanity Magazine Global.”
  42. “Certifikatë për krijimtari eçelente,” 2025, nga gazeta “Al-Nokhba.”
  43. Finalist në Hollywood për ”Librin më tëmirë 2025” me vëllimin i tij poetik “Nëpër Dallgët e Jetës” që do të mbahet më 4 tetor 2025, në Hollywood.
  44. Finalist në konkursin e madh ”Federiciano” që do të zhvillohet në Itali në gusht 2025.

Ai ka marrë shumë certifikata dhe diploma nga grupe dhe shoqata të ndryshme në internet.

Poezia e tij është pritur me entusiazëm, duke tërhequr mijëra admirues nga shumë vende të botës, përfshirë poetë të njohur dhe kritika letrare si brenda ashtu edhe jashtë vendit, të cilët kanë bërë vlerësimet më të larta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular