HomeKultureLibri i Ahmet Prençit “Në emër të gjakut”, Arben Çejku: Tregimet dhe...

Libri i Ahmet Prençit “Në emër të gjakut”, Arben Çejku: Tregimet dhe novelat krijojnë një ansambël rrëfimesh, si dikur në odat dibrane

Nga Arben Çejku
Libri më i ri i Ahmet Prençit me tregime dhe novela “Në emër të gjakut”, është një arritje letrare jo vetëm për të si shkrimtar, por edhe për letërsinë tonë bashkëkohore, së cilës i mungojnë kontribute të tilla!

Risjellja e vitit ‘97 nëpërmjet tregimeve të jashtëzakonshme, shkruar me një stil brilant dhe rrjedhshmëri intriguese, është një trokitje në memorien tonë kolektive për mungesën e reflektimit ndaj gabimeve dhe mbivendosjen e emocionit mbi arsyen si dhe ndihmon brezin e ri, lindur pas atij viti që të kuptojnë se demokracia dhe liria që kemi sot mund të goditet në çdo kohë kur makutëria dhe mungesa e moralit, udhëheqin krimin dhe ndëshkimin!

Personalisht jam befasuar me origjinalitetin dhe shtjellimin artistik që autori u ka bërë ngjarjeve dhe personazheve, duke u bazuar këtë herë mbi të vërteta të dhimbshme që dergjen dosjeve dhe arkivave të kohës!

Në shumicën e rasteve, trajtimi artistik i temave apo ngjarjeve reale që kanë lënë gjurmë në histori, janë një sfidë më e madhe për një shkrimtar, sesa trajtimi i subjekteve që vijnë si rrjedhojë e fantazisë letrare! Kjo, sepse duke e patur secili prej nesh ngjarjen e ndodhur dikur para syve të kujtesës, sikur të kishte ndodhur dje, jemi skeptik përballë një teksti letrar që e risjell atë si fabul dhe mesazh!

Mirëpo Ahmet Prençi e ka tejkaluar me finesë këtë “kurth” dhe me mençuri dhe përvojë krijuese, i ka risjellë disa nga ngjarjet duke mos rënë pre e narracionit historik, por duke i veshur ato me petkun letrar ka plotësuar një mozaik historiko-letrar të jashtëzakonshëm!

Të gjitha tregimet dhe novelat, janë si kapitujt e një romani modern, që ka në qendër një vit të mbrapshtë si personazh kryesor pasuar me grupin e personazheve të tjera, të cilët krijojnë një ansambël rrëfimesh, si dikur në odat dibrane, ku nëpërmjet tregimeve të historive dhe ngjarjeve, transmetoheshin në mënyrë alegorike mesazhe dhe ide për realitetin dhe të ardhmen!

Urime mikut tim, Ahmet Prençi dhe botueses, Elda Vela të Shtepia Botuese Mediaprint!

Rekomandimi për leximin e kësaj vepre të shkëlqyer letrare, do të ishte më e pakta që mund të them si lexuesi i saj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular