Nëna e Santiago Malkos është përplasur në sallën e gjyqit me Leonard Dukën, autorin e dyshuar të ekzekutimit të 26-vjeçarit, duke e kërcënuar se do ta vrasë.
Ajo iu është drejtuar duke i thënë që “ma fute djalin në dhe”, ndërsa theksoi se nuk do t’ia falë kurrë gjakun.
“S’ta fal gjakun e djalit kurrë do të vras. Me fute djalin në dhe”, tha nëna e Santiago Malkos.
Pas tensioneve në sallë, gjykata ka nxjerrë jashtë nënën e viktimës.
“Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë t’u dojë qejfi”, thanë togat e zeza.
SPAK mësohet se ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
Pjesë nga seanca në GJKKO:
Avokatja pyet Dukën: A keni pasur SkyEcc
Leonard Duka: Jo
Pyetet për kodin
Duka: Se kam idenë
Avokati: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur sky?
Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
Pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky
Leonard Duka: Nuk jam unë
Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni pasur kontakte?
Leonard Duka: Po e kam takuar
Behar Dibra: Po komunikime të tjera?
Leonard Duka: Jo
Behar Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Leonard Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem