Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Zvërnec, ku janë duke u djegur shkurre e bimësi. Raportohet se flakët po rrezikojnë dy banesa dhe një kishë që ndodhet anës lagunës se Nartës.
Mësohet se flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, por dyshohet se mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme, një fenomen ky i cili, fatkeqësisht, është përsëritur në disa zona të bregdetit dhe pyjeve në jug të vendit gjatë ditëve të fundit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punohet për lokalizimin e zjarrit.