Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur 3 fëmijë që lëviznin me monopatina.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa të miturit lëviznin me 2 monopatina.
Sipas bluve, fëmijët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i makinës me iniciale E. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.