HomeAktualitetPër herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Forumi Ndërkombëtar për...

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Forumi Ndërkombëtar për Arkitekturën e Peizazhit

Tiranë – Më 26 qershor 2025, në ambientet e Akademisë së Shkencave, do të mbahet Forumi Ndërkombëtar me temën “Arkitektura e Peizazhit në Shqipëri – Sfida dhe Potenciale”, një ngjarje unike që përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe profesional të kësaj disipline në vendin tonë.

Forumi organizohet nga Njësia e përkohshme e kërkimeve gjeografike, në bashkëpunim me Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Shoqatën Shqiptare të Arkitektëve të Peizazhit (SSHSHA).

Një nga momentet kulmore të këtij viti akademik është fakti se, për herë të parë, në Shqipëri është hapur një program diplome duale në Arkitekturë Peizazhi në bashkëpunim me Universitetin e Viterbos (Università degli Studi della Tuscia) në Itali. Kjo risi vendos themele të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit universitar në këtë fushë dhe forcon lidhjet akademike me Evropën.

Forumi do të ketë karakter ndërkombëtar dhe do të nderohet me pjesëmarrjen e Presidentes së Federatës Europiane të Arkitektëve të Peizazhit, përfaqësuesve të institucioneve shkencore, arkitektëve, urbanistëve dhe aktorëve publikë, të cilët do të diskutojnë mbi sfidat e planifikimit të qëndrueshëm të peizazhit në Shqipëri, si dhe mbi potencialet për zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular