HomeAktualitet50 vjet krijimtari/Botimet “JOZEF” sjellin 18 romanet e Bashkim Hoxhës në 8...

50 vjet krijimtari/Botimet “JOZEF” sjellin 18 romanet e Bashkim Hoxhës në 8 vëllime

Rrallë ndodh që një njeri i letrave të jetë i pashterueshëm në krijimtarinë e tij publicistike dhe letrare. Njëri prej tyre është i pandalshëm në prodhimtarinë letrare e madje duke qenë mjaft aktiv. Quhet Bashkim Hoxha, një emër mjaft i njohur për publikun për më shumë se gjysëm shekulli e pse jo një ndër personat me impakt real në publik.
Zoti Hoxha nuk ka reshtur së krijuar letërsi (pa harruar as publicistikën) e për këtë gjë lexuesi e ka vlerësuar duke iu qasur librave të tij tashmë në të gjitha trojet shqiptare. Krijimtaria gjysëm shekullore e Bashkim Hoxhës ka ngjallur interes edhe tek shtëpitë botuese të cilat i kanë qëndruar besnik atij sic dhe ai di të jetë i tillë ndaj botuesit dhe lexuesit. Këto ditë shtëpia botuese në “Jozef” ne Durrës ka sjell 18 romanet e Bashkim Hoxhës në 8 vëllime.
Eshte vet Autori që e ndan këtë lajm të mirë në këtë 50-vjetor krijimtari sikurse dhe startnews.al i uron suksese mikut të hershëm të drejtorit të portalit dhe mediave shqiptare.

Njoftimi i Bashkim Hoxhës  

18 romane në 8 vëllime. Përzgjedhur nga 50 vjet krijimtari.

1. Hotel Ballkan

Shtëpia e Verdhë

2. Kronikat e Mjegullës

Një ditë si Skënderbeu

3. Vito

Gruaja e shiut

4. Dëshmitari i Shkretëtirës

Fjalë të ndyra dashurie

5. Mot i keq për dashuri

Romancë në ditën e krimit

Duartrokitësit

6. Asnjëherë të martën

Histori me njerëz dhe kafshë

Sakrifica

7. Heronjtë e Viagrës

Rikthimi

8. Një shaka e vogël me vdekjen

Dimri i librave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular