HomeOP EDÇamëria është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do...

Çamëria është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të jetë përjetësisht

Nga Azgan Haklaj
Çamëria është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të jetë përjetësisht.

Pellazgët hyjnorë janë etnogjeneza e shqiptarëve, Ballkanit dhe Europës.

Kombet sllave janë krijesa artificiale të kishës ortodokse bizantine

Çamëria është një plagë e hapur në kërthizë të arealit të qytetrimit të lashtë të Mesdheut (Mesi i dheut) siç i thoshin në gjuhën e zotave, atë pellazgo-ilire të parët tanë.

Ajo shtrihet madhështore e begatë dhe e gjithëpushtetshme.

Të mahnitë me bukuritë e saj, malet e Zeusit, Dikta ku lindi e Ida ku e fshehu e ama Rea.

Me Olimpin e rrufeve të tij, sunduesit të tokës dhe qiellit, i cili shpalli veten baba i zotave pasi mundi cikllopët dhe titanët.

Detin kaltërosh, ullishtet dhe vreshtat që dijetarët e lashtë Polibi dhe Ptolemeu i quanin më të begatshmet mbi dhe.

Orakullin e stërlashtë të Dodonës, të parin mes 8 orakujve, burrat trima e të fuqishëm si Anteu, vajzat e bukura si zana, si vetë nimfa Amaleteja që kishte ushqyer Zeusin me qumështin e saj, kuajt e shpejtë si era.

Çamëria kjo hirushe Epiriote e Kombit Shqiptar ka përjetuar në shekuj shkëlqimin e qytetërimit të saj madhështor.

Emri Epir në shqip është rrjedhim i emrit latin epirus, kurse çamët e quajnë ipe, shqipe, vendi i shqipeve.

Ne gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës i epërm.

Çamëria shtrihet në skajin jugor të Ilirisë së dikurshme dhe banohej nga fiset Ilire ku kryesorët ishin molosët, thesprotët, kaonët.

Profesor Eqrem Çabej në shpjegimet e tij shkencore përcakton qartë prejardhjen pellazge dhe epiriote të çamëve dhe si pjesa jugore e Ilirisë së lashtě të fisit të Thesprotëve, të Thesprotisë së antikitetit, të territorit të Vegenitisë, apo Çamërisë.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vitin 1995 përcakton territorin e Çamërisě si vijon:

“Krahinë që përbën pjesën jugore të territoreve shqiptarëve.

Shtrihet gjatë bregdetit të Jonit dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut jonian, kurse nga veriu ka kufi lumin Pavël, ndërsa në jug gjirin e Prevezës.

Rripi i saj verior me qëndër Konispolin bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 i’u dha shtetit grek.

Qëndrat kryesore të banuara të Çamërisë janë Filati, Gumenica, Paramithia, Parga që gjënden jashtë kufijëve shtetëror.

Emri Epir ndeshet për herě të parě tek shrimtari grek Hekatau, ně shekullin e VI p.e dhe pak më voně tek Pindari.

Në gjysmën e dytë të shekullin të katërt p.e.s me trasformimin e mbretërisë molose në një shtet të ri federativ të quajtur epiriot me Lidhjen Molose që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë të këtij territori Epiri merr përcaktimin e qartë politik.

Organizatori i Lidhjes Molose ishte Alketa i biri i mbretit molos Thyrpës.

Në këtë lidhje që formoj shtetin e parë Epirot bënin pjesë tripolitët, kelaithët, paialët, arktanët, genoait, ethenestët, anopernët të cilët kishin përfaqësuesit e vet aty.

Një mënyrë e tillë qeverisje i jepte formacionit të ri shtetëror karakter federativ të cilin e udhëhiqnin e molosët.

Lidhja Molose përfaqëson etapën e parë në procesin e zgjerimit dhe konsolidimit të shtetit federativ të Epirit.

Ai kishte një strukturë organizative të brendshme me institucione legjislative dhe ekzekutive.

Në krye qëndronte mbreti, por me pushtet të kufizuar siç thekson Aristoteli, me përjashtim të rasteve të luftës ku ai gëzonte pushtet të padiskutueshëm. Pas tij funksionari më i lartë ishte prostati, një magjistrat që zgjidhej çdo vit nga komunitetet e ndryshme.

Ai kryesonte kuvendin e popullit.

Kulmin e lulëzimit shteti molos e pati me Aleksandër Molosin, dajěn e Aleksandrit të Madh.

Aleksandër Molosi arriti t’ia imponojë pushtetin e tij edhe kaioni- it të thesprotëve dhe e shtriu influencën e vet edhe në qytetet e Italisë jugore, kurse kaioni (Unioni) i kaonëve gjithnjë mbeti i pavarur.

Kryeqyteti i kaonëve ishte Finiqi, i cili përbënte kryeqendrën politike, ekonomike, kulturore, shoqërore të kaonëve.

Në vitin 331-330 p.e.s ushtria e molosëve thyhet pas një beteje të pergjakshme dhe Aleksander Molosi vritet.

Këtu mbaron faza e parë e shtetit të Epirit.

Majat e lulëzimit shteti i Epirit i mbërriti me Pirron.

Ambrakia ishte kryeqyteti i shtetit të Pirros, e cila pas pushtimit romak u bě qëndra romake e Epirit të vjetër.

Ky emër duhet të dallohet nga tokat e pushtuara në veri të Ambrakisë, të cilat u quajtën Epiri i Ri.

Të gjitha burimet historike deshmojnë se shteti i Epirit shtrihej mbi trojet çame.

Për shkak të lakmitarëve barbarë Çamëria ka kaluar një kalvar të gjatë betejash homerike, një varg kasandrash deri tek golgota e fundit, e cila me qëndresë prej Anteu ia doli për të mos humbur në humnerat e errta të historisë si Troja dhe Kartagjena.

Çamëria është atdheu i Olimbisë nënës së një luani si Aleksandri i Madh, Pirros, strategut që e lau tokën e Italisë me gjakun e legjioneve romake, Pjetër Loshës, Gjin Bua Shpatës që krijuan Despotatin e Artës, i Konfederatës Autonome Suliote, Ali Pashës e pashallekut të Janinës.

Çamëria eshtë toka që i dha Greqisë lirinë me udhëheqësit e shquar Marko Boçari, Kolokotroni, Laskarina Bubulina, Foto Xhavella.

Ajo udhëtoj nëpër shekuj kryelartë duke mbrojtur me krenari historinë, vlerat e lashta autentike të Kombit Shqiptar.

E bekuar nga Zoti, natyra e njerëzit e saj fisnikë e të talentuar, Çamëria kjo zanë hireplotë e lindur para Hënës ndaj shpesh e quajnë parahënëse ka luftuar trimërisht me bajlozat e tokës e detit për të mbrojtur lirinë, doket, identitetin, etnogjenezën, mënyrën e jetesës, trojet e lashta stërgjyshërore , Tempullin e Dodonës dhe lisin e saj të kuvendimit me Zotin.

Në vitin 146 p.e.s Çamëria, Epiri bashkë me pjesën tjetër të Ilirisë ra nën pushtimin e Perandorisë Romake e më pas të Perandorisë Bizantine.

Siç shkruajnë autorët grekë dhe romakë konsulli Paul Emili pasi e mundi shtetin maqedon dhe krijoj provincën romakë të Maqedonisë Epirin e shkretoj fare duke vrarë një të tretën e popullsisë dhe shkatërroj 70- të qytete e kështjella duke marrë peng 150000 skllevër.

Në vitet 168-146 p.e.s romakët çuan nga Italia veriore (Toskana) dhe i vendosën si ruajtës anës rrugës Egnatia 150000 banorë, në pika të ndryshme të saj.

Me rënien e Kostadinopojës pas kryqëzatës së katërt pas vitit 1204 u krijua Perandoria e Nikesë.

Venediku filloj kontrollin në Arbëri dhe Epir.

Epirit deri në këtë vit ishte nën sundimin e Bullgarisë së Parë, mbretit Simeon dhe djalit të tij Pjetër.

Një pinjoll i dinastisë së debuar bizantine lidhi aleancë me prijësit arbërorë dhe deboj venedikasit e pushtuesit e tjerë dhe themeloj Daspotatin e Epirit, një nga shtetet trashëgimtarë të Perandorisë Bizantine.

Perandorët e Nikesë dhe të Epirit e mbanin veten trashëgimtarë të Bizantit.

Sipas profesor Pëllumb Xhufit Despotati i Epirit është formacion shtetëror feudal krijuar në trevat e Epirit pas vitit 1204.

Në vitin 1261 Kostadinopoja u bë edhe njëherë kryeqytet i Bizantit.

Territoret e Nikesë u xhveshën nga pasuritë dhe u përdorën për të rindertuar Kostadinopojën dhe për të financuar luftërat e shumta në Europë kundër latinëve dhe Epirit.

Në vitin 1272 Karl I Anzhu shpalli Mbretërinë e Arbërit.

Në gjysmën e parë të shekullit të XIV-të trojet epiriote u pushtuan nga perandoria sllave e Stefan Dushanit.

Në vitin 1355 Stefan Dushani (Zhupani) vdiq, e në vend të tij hipi Uroshi V- të.

Në vitin 1358 kur forcat shqiptare thyen ushtrinë e despotit bizantin Niqifori II Angelus të përbërě kryesisht nga mercenarë osmanë krahinat jugore të Epirit Akarnania dhe Etolia u përfshinë në kuadër të dy formacioneve shtetërore.

I pari me qendër në Artë ku kishte hyrë Pjetër Losha.

Perandori sllav duke mos qenë në gjendje të kontrollonte Epirin të cilin e zotëronin shqiptarët ua njohu zotërimet.

Pjetër Losha u shpall despot i Artës.

Ai luftoj shumë vite kundër rivalëve te tij sllavë.

Pas vdekjes së Pjetër Loshës në vitin 1374 Despotati i Artës dhe i dyti i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e Gjin Bue Shpatës i cili ishte fisnik arbëror me titullin e despotit.

Zotërimet e tij shtriheshin nga gjiri i Korintit në Akeront.

Gjin Bue Shpata përballoj me sukses invazionin e anzhuinëve të Napolit dhe zhvilloj luftëra të ashpra me despotin sllav të Janinës Thoma Preljubeviç dhe pasardhësin e tij Esau të cilët kërkuan vazhdimisht ndihmën e osmanëve e lidhën aleancë me ta.

Në vitin 1399 Gjin Bue Shpata vdiq dhe vendin e tij e zuri i vëllai Zguro Shpata

Në vitin 1403 djali i Gjin Bue Shpatës, Maurik Shpata çliroj Janinën dhe e mbajti deri në vitin 1418.

Me vrasjen Maurik Shpatës në luftë me ushtrinë pushtuese në vitin 1418 mori fund sundimi 60- të vjeçar i Shpatajve të Çamërisë.

Fan Noli ka shkruar për këtë kohë:

“Kur u përmbysën Balshajt dhe Shpatajt të tjerë kapedanë trima zunë vendin për t’u bërë ballë sulmeve turke.

Qysh nga lashtësia deri tek pushtuesit turkë populli çam i ka mbrojtur me shpatë të paprekur doket, gjuhën autoktoninë e tyre”.

Epiri u pushtua nga Perandoria Osmane në shekullin e XV-tě

Despotati i Artës (Nartës) u pushtua nga osmanët në vitin 1449 dhe u quajt Narda.

Në vitin 1717 Narta ishte pjesë e shtetit të Venedikut

Në shekullin e XVIII-të si pjesë e pashallekut të Janinës të Ali Pashës u bë territor autonom, por osmanët e morën përsëri kontrollin e tij në vitin 1799 deri në vitin 1881 ku sipas Traktatit të Berlinit i’u aneksua Mbretërisë së Greqisë.

Në udhëtimin e gjatë përmes betejash të përgjakshme duke derdhur lumenj gjaku me qëndresen e saj Çamëria dhe çamët arritën në shekullin e 20-të për të përjetuar barbaritë e Luftës së Parë Botërore dhe kanibalizmin e Luftës së Dytë Botërore, dhunën, genocidin plaçkitjen, shkrumbimin e vatrave të veta nga zjarri, e në fund spastrimin barbar e të dhunshëm etnik duke i masakruar rrugës në mënyrë kafshërore, pikërisht nga qeveria fashiste e ultranacionaliste e atij populli të cilit Çamëria me kapedanët e vet trima i priu në luftën për çlirim kombëtar e pavarësi pas pesë shekujsh robërie otomane.

Të infektuar dhe të ushqyer nga projekti famëkeq i Megali-Idesë dhe nga ëndrra e ripërtëritjes së Perandorisë-Greko-Bizantine fqinjët tanë të jugut grekët ashtu si serbo-malazezët në veri që ishin frymëzuar nga projekti famëkeq “Naçertania”, nga bullgarët në lindje në akord të plotë pansllavë, me mbështetjen e Rusisë u vërsulën si bisha drejt trojeve shqiptare me zjarr dhe hekur, me kryqin e zi të shovinizmit për të zhdukur nga harta politike e Ballkanit dhe botës atdheun e shqiptarëve.

Megali- Idea dhe ëndrra mashtruese e ultranacionalistëve grekë për “Epirin e Veriut” e frymëzuan fushatën e egër me mizori mesjetare në qershorin e vitit 1944 ku i vranë duke i therur me thika e bajoneta mijëra vëllezër të Çamërisë dhe e kthyen tokën e saj në një kasaphanë të vërtetë.

Ky genocid e kjo shpërngulje e dhunshme nga trojet amtare është thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë e të civilizuar, një barometër i kujtesës së saj historike, e më në fund i vetë prespektivës e të ardhmes së shtëpisë së përbashkët me emrin e plotë Bashkimi Europian.

Masakra ndaj popullsisë së pambrojtur çame, strategjia e vrasjeve, shfarosjes e dëbimit të saj ishte e mirëkordinuar me simotrën e Greqisë- Monarko- fashiste, Jugosllavinë- komuniste të Titos.

Jo rastësisht pas një viti të dëbimit të çamëve, në pranverën e vitit 1945 u organizue Masakra e Tivarit.

Makineria vrastare e Tito- Rankoviçit ekzekutoj mijëra shqiptarë në të njëjtën mënyrë çnjerëzore rrugës nga Kosova në Tivar dhe e ktheu këtë qytet në një krematorium që do të i’a kishte zili edhe Gestapoja e Hitlerit, duke vrarë një numër aq të madh shqiptarësh, mijëra vetë, aq sa shifra reale nuk dihet.

Pak ditë me parë me dt 21 shkurt të vitit 1945 çetnikët jugosllavë në bashkëpunim me komunistët shqiptarë kishin vrarë simbolin e nacionalizmit shqiptar, kryetrimin e Drenicës heroike Shaban Polluzha dhe kishin ekzekutuar qindra nacionalistë për ta patur me të lehtë nënshtrimin e Kosovës.

Komunistët shqiptarë me dt 25 mars të vitit 1945 pushkatuan veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, patriotin, nacionalistin piramidën e kufijëve shqiptarë Prek Cali.

Prek Cali kishte udhëhequr kryengritjet antiosmane të kelmendasve në vitet 1908- 1912.

Pushkatimi i Prek Calit dhe bashkë me të i dhjetëra nacionalistëve shqiptarë nga bolshevikët me gjak shqiptarë ishte në akord me çetnikët sllavë që pushkatuan në Tivar mijëra shqiptarě nga Kosova.

Masakra ndaj Çamërisë e dëbimi i tyre nga trojet amtare duhet të shihet e gjykohet qartë e ndershmërisht në dritën e historisë.

Çamëria edhe sot është plagë e pambyllur që kullon gjak në zemër të Europës.

Ka ardhur koha që protagonistët e kësaj tragjedie të përballen me gjygjin e historisë.

Pasojat e tragjedisë së mijëra shqiptarëve të pafajshëm të Çamërisë, shpirtërat e martirëve shqiptarë, të fëmijëve, grave e pleqëve të masakruar në mënyrë mizore kërkojnë drejtësi si kusht themelor për t’u prehur në paqen e amshuar.

Genocidi ndaj njerëzimit është akti më i shëmtuar dhe një krim që sipas të Drejtës Ndërkombëtare nuk parashkruhet.

Nuk është kurrë vonë për të venë drejtësi, për të ndëshkuar krimin e për të projektuar të ardhmen e përbashkët me paqe e mirëkuptim mes kombeve.

Çamëria është aty, me bukuritë natyrore, malet dhe detin, historinë e saj, tempujt e lashtë e varret shekullore të bijëve e bijave të saj që shteti grek ua ka mohuar, rast i paprecedant në histori.

Ajo është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të mbetet përjetësisht e do ta gezojnë brezat shqiptarë që do të vijnë.

Historia ma fakte të pakundërshtueshme deshmon se “Nuk ka grekê të vjetër veçse pellazgë- ilir- arvanitas”.

Studiuesja, historianja Elena Kocaqi argumenton me fakte rolin e pellazgëve në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane.

Kocaqi mbështetet tek faktet historike duke u bazuar tek autorë seriozë si Homeri, Herodoti, Straboni, Tukiditi, tek materialet historike të kronikave mesjetare dhe tek të dhënat arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore.

Sipas Kocaqit zbardhjen e të vertetës e ka ndaluar përsekutimi i shqiptarëve në shekuj.

Ajo pohon se shqiptarët e dikurshëm e kanë krijuar historinë e njerëzimit, por xhelozia mbi ta ka qenë e pashembullt dhe e krahason historinë e shqiptarëve me atë të hebrejëve.

Me vjedhjen e tmerrshme që i kanë bërë historisë shqiptare dhe ndarjen në 6 copa të trojeve të tyre i kanë kthyer ata në koloni në mes të Europës.

Elena Kocaqi thekson se fiset që kanë populluar Europën nga periudha e bronzit kanë qënë fiset me emrin pellazgo- ilirë dhe flisnin gjuhën e përbashkët.

Të dhënat historike tregojnë se pellazgët, ilirët, thrakët, dakët, skithët, trojanët ishin fise të të njëjtës racë dhe flisnin gjuhën ilirishte, e njëjtë me shqipen e sotme që dëshmon se shqiptarët janë pasardhësit e tyre

Studiuesi shqiptar Eqrem Çabej arriti në përfundimin se gjuhët indoeuropiane nuk mund të zbërthehen pa Gjuhën Shqipe.

Me emigrimet e këtyre fiseve u popullua edhe pjesa tjetër e Europës.

Ka dy valë dyndjesh të fiseve gjermanike që filluan:

E para pas Luftës së Trojës me emigrimin e Ene Dardanidit dhe nipit të tij Britit.

Emigrimet e Ene Dardanidit drej Italisë, dhe trojanëve drejt Belgjikës e vendeve skandinave e verteton Virgjili dhe Straboni.

Ene-a ishte personazh i Iliadës së Homerit.

Eneida konsiderohet si kryevepra e Virgjilit dhe një nga veprat më të mira të letërsisë latine

Tek belgët Straboni përmend venetët dhe enetët

Autorët e antikitetit i quajnë enetët ilirië.

Teutonët ishin trojanë dhe ky emërtim është pellazgo- ilir, i cili del për herë të parë tek Iliada e Homerit.

Këtë tezë e verteton Taciti.

Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik e quajnë racë trojane.

Galët Qezari i quante trojanë, ndërsa frankët që erdhën me ta të të njëjtit fis.

Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie, e ata janë quajtur albanë.

Faza e dytë e emigrimit fillon në shekullin e IV para Krishtit deri në shekullin e VI- VII të erës sonë

Emigrimet e mëdha kanë ndodhur nga Iliriku dhe Troja.

Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Iliria, Traka, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme të dyndjeve barbare nga lindja dhe pushtimit romak.

Pas pushtimit romak një pjesë e popullsisë që nuk iu nënshtruan rregullave tě romake kapërceu Danubin dhe ikën drej veriut.

Popullsia etnike europiane u shty nga dyndjet sllave që vinin nga Azia.

Kronisti i mesjetës Gegorius of Tours deshmon se frankët kanë ardhur nga fisi i paionëve.

Paionët ishin fis ilirë që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardarit) duke u shtrirë në lindje deri tek lugina Strymanit (Struma) në kufi me fiset thrake, në perëndim me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë.

Përmenden për herë të parë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve.

Qysh në shekullin e IV- p.e.s kishin krijuar mbretërinë e tyre nen sundimin e mbretit Agis.

Pas vdekjes së mbretit Agis Filipi i Dytë në vitin 355-354 ia shkëputi pjesën jugore dhe e aneksoi në mbretërinë antike të Maqedonisë dhe u emërtua “Paionia e Maqedonisë”.

Në vitin 336 p.e.s në moshën 20 vjeçare e mori në dorë fatin e Maqedonisë Ilire Aleksandri i Madh, i cili ishte një nder komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave që qysh në moshën 32 vjeçare përfundoj bashkimin e të gjitha qytet shteteve greke dhe pushtoj pjesën më të madhe të botës së atëhershme Azine e Vogël, Persinë, Egjiptin duke arritur deri në Indi e duke rrezuar nga froni, tiranët, fareonet, perandorët, mbretërit me qellim krijimin e një rendi të ri botëror pa shtypës e shfrytëzues, duke mbrojtur njerëzit e pafajshëm nga barbarët.

Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II -III në katër provincat që krijuan pushtuesit.

Me riorganizimin administrativ të perandorisë në kohën e Dioklecianit Paionia së bashku me Pelagoninë formoi një provincë të veçantě Macedonia II Salutaris.

Shkrimet e historianëve të mesjetës vertetojnë se frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro- thrakë.

Fiset e quajtura gjermanike të cilat formuan kombet e Europës emigruan nga lindja drejt perëndimit.

Straboni fiset gjermanike të veriut i quan albanë e albanët ishin ilirë.

Si pikënisje këto fise kishin territoret e Detit të Zi, Trojes dhe Ilirisë.

Straboni pohon se gotët gjermanikë ishin një racë me thrakët, mysët dhe trojanët që verteton tezën se gotët ishin fis me etnicitet iliro- thrako- trojan.

Straboni nënvizon se edhe gjuha e trakëve (thrakëve) dhe dakëve ishte e njëjtë dhe se ishin e njëjta racë.

Teutonët formuan kombin gjerman dhe skandinav.

Anglo saksonët janë fiset që populluan Albionin, (Britaninë) dhe së bashku me britanikët e vjetër formuan kombin britanik.

Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia e Aleksandrit të Madh, e maqedonët ishin ilirë sepse Maqedonia është quajtur Paioni nga paionët ilirë.

Dijetari i lashtë Straboni shkruan:

“Shqiptarët dhe maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtën sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.

Gotët e quajtur albanë janë fis i rendësishëm gjermanë, kurse normanët janë fis gjermanikë që kanë luajtur rol të madh në etnogjenezën e kombit gjerman.

Po kombi grek nga e ka etnogjenezën?!!

Edit Durham shkruan:

“Qysh nga fillimi e dimë që Gadishulli Ballkanik ishte i banuar nga thrakët, maqedonët, ilirët popuj të egër, jo grekë.

Ata janë ngushtësisht të afërt në racë.

Ballkani perëndimor banohej nga fiset ilire, ardianët, dalmatët, labeatët paionët, enkelejtë, penestët, dasaretët, autariatët, taulantët etj dhe flisnin ilirisht dhe arritën të krijojnë mbretëritë e tyre paionët, taulantët, enkelejtë, ardianët.

Fanula Papazoglu pohon:

“Mbretëria e ardianëve ishte vazhdimi i një tradite të vjetër dhe është faza e fundit në zhvillimin e bashkësisë politike që zgjati rreth dy shekuj e gjysëm.

Historiania shqiptare Elena Kocaqi duke u bazuar në tezat e shumë studiuesve të huaj pohon se nuk ka komb grek.

Në momentin që Greqia u bë shtet i pavarur ishin arvanitasit ata që luftuan.

Nuk ka asnjë grek në luftë.

Koncepti grek është një koncept artificial, sepse realisht popullsia atje ka qenë arvanitase- shqiptare, por në bazë të dokumentave historikë shqiptarët ortodoksë të ritit bizantinë quheshin grekë, kur realisht këta nuk mund të quhen grekë, për nga etnia, pasi ajo është shqiptare.

Lordi Bajron ka deklaruar kur ishte në Greqi se “nuk takuam asnjë grek në Athinë”

Po kështu u quajtën serbë apo bullgarë të gjithë shqiptarët e ritit ortodoksë.

Me anë të fesë u krijuan kombet artificiale sllave dhe u tjetërsua identiteti i shqiptarëve.

Pjesa më e madhe e popullsisë së Greqisë është arvanitase, çame, maqedonas- shqiptarë.

Shtetit grek dhe populli “grekë” duhet ta kuptojnë se do të bëhet kthimi në identitet në origjinën fillestare tek kultura dhe gjuha arvanitase.

Edhe pse historia i ka kushtuar një vlerësim të madh qytetërimit grekë Kocaqi thotë se studiuesit helenë e anashkalojnë me dashje atë që thuhet për antikitetin grek.

Herodoti pohon se jonët, eolët janë me origjinë pellazge.

Herodoti dhe Skilasi theksojnë se dorët që populluan Peloponezin ishin me origjinë nga Iliria.

Skilasi shkon me tej dhe i cilëson me prejardhje nga fisi i yllëve dhe i vendos pranë bylynëve që ndodhen në territorin e Ilirisë.

Shtrojmë edhe njëherë pyetjen kush janë grekët??

Grekët kanë ardhur në Ballkan si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor gjatë shekullit të V- p.e.s., kurse në një mbishkrim në një pllakë guri në ishullin grek të Lemnosit që daton në shekullin e VI p.e.s të deshifruar nga studiuesi Muhammed Abazaj thuhet

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu i kemi varret”.

Deshifrimi i këtij shkrimi me anë të Gjuhës Shqipe tregon në mënyrën më të plotë lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Grekët nuk dihet nga kanë ardhur dhe në vendin e origjinës nuk kanë lënë dokument kulturor.

Fiset greke kur erdhën nuk kishin as ëmër.

Diodori i Siçilisë që ka jetuar në shekullin e parë të erës sonë pohon se nuk kanë qënë të parët grekët por pellazgët që kanë përdorur germat e Kadmit (Fenikas), prandaj këto germa quhen pellazge.

Pellazgëo- ilirët krijuan qytetërimet e Kretës, Mikenës dhe atë antik grek.

Faktet deshmojnë mosekzistencën e një etnie greke antike.

Edhe Anadolli ose siç quhet ndryshe Azia e Vogël është një territor me histori të lashtë që ka lidhje të ngushtë me historinë e Ballkanit dhe Europës.

Anadolli ka qënë i banuar nga një popullsi e një race me prejardhje pellazge dhe ka folur disa gjuhë të ndarë në disa dialekte.

Vendin kryesor në Anadoll në zhvillimin shoqëror e patën zënë hititët.

Perandoria Hitite në vitet 1650-1180 p.e.s ka qënë njëra nga fuqitë më të mëdha në kohën e mbretërive egjiptiane, asiriane, babilonase.

Kjo perandori e fuqishme shtrihej nga brigjet perëndimore të Anadollit në pjesën veriore të Sirisë përfshirë edhe ishullin e Qipros, prandaj hititët kanë ndikuar shumë në zhvillimin e gjithë rajonit të Egjeut dhe Lindjes së Afërt.

Gjuha Hitite është simotër e Gjuhës Shqipe.

Nga studimi i gjuhëve frige, lide vertetohet se këto gjuhë kanë lidhje të fortë me Gjuhën Shqipe.

Të gjitha gjuhët e lashta të Anadollit janë të afërta me Gjuhën Shqipe.

Në vitet 1200- 800 p.e.s pas renies së Perandorisë Hitite në pjesën qendrore të Anadollit u krijua Mbretëria Frigjiane që kishte për kryeqytet Gordian.

Sipas Herodotit frigët vinin nga brigët.

Brigët ishin një populli që dikur shtriheshin në territorin shqiptar, pikërisht aty ku më vonë u themelua Albanopoli dhe rreth Epidamit, Dyrrahut, Durrësit.

Ata e ndryshuan emrin pas emigrimit në Anadoll.

Ata përveçse në Shqipëri ishin shtrirë edhe në Maqedoni dhe në Epirin e Veriut konkretisht në vitet 1550- 1200 p.e.s.

Herodoti pohon se brigët nga Shqipëria dhe Maqedonia shkuan dhe në Trakë (Trakë).

Sipas Iliadës tek Homeri frigët morën pjesë në Luftën e Trojës si aleatë të ngushtë të trojanëve kundër akejve.

Mbreti trojan Priami ishte i martuar me princeshën frigjiane Hekubën.

Në shekullin e VIII p.e.s Mbretëria Frigjiane arriti kulmin e saj duke dominuar shumicën e Anadollit nën sundimin e mbretit Midas, i cili ishte mbreti i fundit i saj.

Frigjia në vitin 695 p.e.s iu nënshtrua Lidisë, me pas Persisë, Aleksandrit të Madh, i cili zgjidhi (preu) Nyjën Gordiane dhe u fut si ngadhnjimtar.

Frigjinë e pushtuan edhe romakët.

Me pushtimin turk të Anadollit emri Frigji nuk u përmend dhe nuk u përdor si përcaktim territorial, e kultura e saj lusiane u asimilua.

Në shekullin e XII kur Greqia doll në dritën e historisë pas një periudha 6 shekullore kur as për ata, as për ilirët, as për dakët nuk kemi të dhëna të shkruara si pasojë e dyndjeve barbare sllave, atje nuk kishte një popull që fliste greqisht.

Albania u popullarizue në këtë kohë nga Anna Komnena (1083-1146) e bija e perandorit bizantin e cila shkroi “Alekseidën”.

Të gjithë njerëzit që banonin përtej detit e quanin veten arbanezë.

Në fillim të shekullit të XII-të normanët në epikën e tyre në frangjisht “Këngët e Rolandit” e quajtën Albania rajonin nga Durrësi në Vlorë që dikur qe populluar nga fisi ilir taulantët fqinjë të Dyrrahut qysh në shekullin VI p.e me qendrat e tyre Adria dhe Seseret, të cilët në vitin 430 p.e.s dolën si bashkësi me vete e Mbretërisë Ilire e konsiderihen ilirë të vertetë nga Plini Plaku.

Në shekullin e XV-të ata që ikën në Epir e quajtën veten në dialektin gjuhësor “Arbanitë”, arvanitë, kurse ata që ikën në Italinë e jugut e quanin atdheun e tyre “Arbana” dhe veten arbëreshë.

Gjon Buzuku një nga shkrimtarët e parë e quajti gjuhën e tij shqip.

Ndërkohë atëherë dhe sot bota përdor emrin Albania ndikuar nga gjeografi Ptolemeu i cili në kohën e tij kishte realizuar një dokumentar me emrin “Albanian” me kryeqytet Albanapolis që shtrihej sa kalon Durrësin, dikund mes Tiranës dhe Krujës.

Kjo faqe është e grisur por e konfirmojnë edhe shumë burime të tjera.

Të gjitha të dhënat deshmojnë se edhe popullsia e territoreve të Greqisë sě sotme fliste shqip..

Gjuhën greke e përdorte vetëm kisha dhe administrata shtetërore bizantine por jo populli.

Të gjithë historianët prisnin të gjenin aty grekë por gjetën vetëm shqiptarë, arvanitas që flisnin shqip.

Disa prej historianëve ngrejnë teza se grekët janë zhdukur dhe nuk dihej nga kishin shkuar.

Ca mendojnë se janë asimiluar nga sllavët, të tjerë se kanë ikur në lindjen e mesme, disa të tjerë se u asimiluan nga shqiptarët.

Arvanitasit që kanë folur shqip në Atikë dhe Peloponez janë pararendësit e Greqisë antike.

Ishte kisha ortodokse që krijoj grekun artificial, formoj një gjuhë që u bë gjuha e shkollës dhe arriti t’ua imponojë edhe arvanitasve.

Gjuha e popullit të lashtë të Jonit ishte ilirishtja dhe pellazgjishtja dhe në të gjitha mbishkrimet e vjetra që janë zbuluar në Greqi nuk i ndihmon dot as greqishtja e vjetër as e reja.

Kjo e ka një arsye

Veprat e Herodotit, Platonit dhe Strabonit u shkruan në Jonisht dhe u përkthyen në greqishten artificiale vetëm në shekullin e II pasi ata i dinin dy gjuhët.

Ky përbën një skandal të madh në histori nënvizon me të drejtë Elena Kocaqi”.

Studiuesi amerikan George Fred Wiliams qysh në vitin 1914 ka shkruajtur:

“Po të kthehemi në parahistori para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjënive dhe krijesave mitologjike, para se të shkruhej gjuha greke jetoj aty një popull i quajtur pellazgë.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë mbijetuar e kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme.

Pellazgët kanë qenë ilirët e lashtë pohon ai.

Ilirët kaluan edhe në Italinë e jugut me emrin etruskë, ashtu siç quhen edhe në Shqipëri toskë.

Shqipja ka qenë gjuha e vertetë e Homerit sepse grekët e kanë huazuar nga pellazgët eposin e tyre.

Ai pohon se Herodoti (485-425) p.e.s iu vesh pellazgëve historinë dhe i përmed shumë më parë se qytetërimin e grekëve.

Profesor Pokok deshmon se muret e mëdha cikllopipe janë ndertuar shumë më përpara se të shfaqeshin grekët.

Profesor Maks Myller thekson se:

“Është e kotë të kerkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj.

Në Gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta”.

Maurice Drunk deputet, ministër i kulturës në Francë, anëtar i Akademisë se Shkencave Franceze u bë i njohur me shprehjen për shqiptarët :

“Shqiptarët janë më të vjetër se vetë historia

Gjyshërit e shqiptarëve morën pjesë në Luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili në njërën anë dhe Hektori në anën tjetër”.

Henry Fanshaw Tozer shkruan:

“Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja, Skenderbeu, dhe në kohërat moderne që në një farë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj është Ali Pasha”.

Konrad Bercovici shkruan:

“Është më shumë se e mundur që Aleksandri i Madh është me origjinë shqiptare”.

Historia botërore ka deshmuar se popujt e mëdhënj e fitojnë luftën ndërsa popujt e vegjël jetojnë me heronjtë.

Të gjitha këto fakte dhe argumenta që prumë deshmojnë tragjedinë përtej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë ka kaluar dhe është katandisur në këtë gjendje, e cila duhet të quhet skandal i qytetërimit europian.

Referencë: Elena Kocaqi, Pëllum Xhufi, Herodoti, Tukiditi, Virgjili, Straboni, Aristoteli, Polibi, Taciti, Skilaksi, Maurice Drunk, George Fred Wiliams, Ptolemeu, Ana Komnena, Maks Myller, Gjon Buzuku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular