Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar gjatë konferencës për shtyp në Samitin e NATO-s se presidenti rus Vladimir Putin e ka telefonuar së fundmi, duke ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar një zgjidhje në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit. Por Trump tha se e refuzoi këtë ofertë dhe në vend të saj i kërkoi Putinit që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë me Ukrainën.
“Di një gjë, ai do të donte ta mbyllte këtë çështje. Për të është një rrëmujë e madhe,” u shpreh Trump për luftën në Ukrainë.
“Ai më telefonoi para disa ditësh. Më tha: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë: ‘Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë.’”
Trump shtoi se në javët e fundit administrata e tij ka ndihmuar në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e disa konflikteve të rëndësishme ndërkombëtare.
“E zgjidhëm Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Të premten kemi Kongon dhe Ruandën, ajo ishte një luftë e egër”.
Sipas Trump, askush më parë nuk ka ndërmarrë përpjekje kaq të gjera për paqe.