HomeSocialeEMRI/Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUT, përlotin kolegët: Ishe frymëzim,...

EMRI/Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUT, përlotin kolegët: Ishe frymëzim, por sëmundja e rëndë të largoi nga ne

Mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, betejën e gjatë me të cilën nuk e ka fituar dot. Ajo pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, në QSUNT dhe kolegët kanë ndarë një mesazh ngushëllimi.

“Pas një beteje të gjatë e të vështirë me një sëmundje të rëndë, Nertila u largua nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin tonë profesional.

Ajo e përballoi çdo sfidë me kurajo, dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme – një shembull frymëzimi për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë pranë saj.

Nertila ishte një profesioniste e përkushtuar, një njeri i dashur dhe një shtyllë në radhët e anestezistëve reanimatorë në vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ndarë nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.

ASAI shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët, ndërsa thekson se kujtimi i doktoreshë Nertilës do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e kolegëve që ajo ndante çdo ditë punën në spitalin “Nënë Tereza”.

Për ndarjen nga jeta të mjekës Nertila Kodra ka reaguar dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila në këtë moment të vështirë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.

“QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora”, vijon reagimi.

Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular