Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka raportuar lidhur me hetimet për procesin zgjedhor, teksa u shpreh se prokurorët e posaçëm kanë ushtruar kontrolle personale, të banesave dhe në zyra.
Kreu i SPAK deklaroi se gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Por, theksoi Altin Dumani, “sfidat nuk janë të pakta”, duke theksuar se kallëzimet në SPAK të subjekteve politike nuk kanë qenë të plota.
Altin Dumani: Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.
Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit.