Porti i Durrësit ka mirëpritur sot për herë të parë kroçerën prestigjioze “National Geographic Orion”, e cila ka sjellë në Shqipëri 108 turistë amerikanë, duke shënuar një tjetër hap përpara në promovimin e vendit si destinacion turistik ndërkombëtar.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se Shqipëria është përfshirë për herë të parë në itinerarin e kësaj linje turistike elitare, që përfshin Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
“Një linjë e re turistike për Shqipërinë. ‘National Geographic Orion’ akostohet për herë të parë në Portin e Durrësit me 108 turistë amerikanë. Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore,” shkruan Rama.