HomeKryesoreRinumërimi/Anëtari i KAS në KQZ përfaqësues i PD, Ledio Braho: S'ka trafikim...

Rinumërimi/Anëtari i KAS në KQZ përfaqësues i PD, Ledio Braho: S’ka trafikim të fletëve! Kryesisht janë evidentuar gabime njerëzore

Anëtari i KAS-KQZ, Ledio Braho, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit, në qarkun Tiranë dhe në disa qarqe të tjera.

Ledio Braho tha se nga rinumërimi ka rezultuar se nuk ka vjedhje masive të votave. Ajo që është evidentuar sipas tij janë gabime njerëzore.

“Del që nuk ka trafikim masiv të votave qoftë mes kandidatëve, qoftë mes partive. Ato shifra që rezultojnë aty që disa here janë referuar si manipulim si vjedhje, po ti referohesh numrit total të votave që prodhuar qarku Tiranë për të gjithë subjektet zgjedhore apo për kandidatët janë krejtësisht irrelevante që t’i konsiderosh si trafikim, manipulim, vjedhje etj etj”, tha anëtari i KAS.

Ledio Braho: Nga mënyra se si i lexoj shifrat nuk ka trafikim votash këtu kemi parasysh diçka që procesi i rivlerësimit, rinumërimit nuk përfshin atë që çka ka ndodhur përpara ditës së votimit, apo përpara se fleta e votimit të futej në kuti nga zgjedhësit.

Del që nuk ka trafikim masiv të votave qoftë mes kandidatëve, qoftë mes partive. Ato shifra që rezultojnë aty që disa here janë referuar si manipulim si vjedhje, po ti referohesh numrit total të votave që prodhuar qarku Tiranë për të gjithë subjektet zgjedhore apo për kandidatët janë krejtësisht irrelevante që t’i konsiderosh si trafikim, manipulim, vjedhje etj etj.

Kryesisht ka të bëjë me vlerësime, gabime njerëzore, gabime herë të numëruesve, herë të hedhjes në sistem nga operatorët, pra për shkak të numrit të madh të kandidatëve votat e kandidatit sipër janë hedhur kandidatit poshtë dhe e kundërta.

Nuk mund të vëmë dorën e të themi që ky grup numërimi ka kryer vepër penale dhe ka deformuar rezultatin zgjedhor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular