Me rritjen e temperaturave gjatë verës, vala e të nxehtit po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Ekspertët e shëndetit publik japin një sërë këshillash të thjeshta, por jetike, për të shmangur pasojat serioze të vapës përvëluese.
Qëndroni larg diellit në orët më të nxehta (11:00–17:00)
Gjatë këtyre orëve, rrezatimi diellor është më i fortë dhe rreziku për goditje nga i nxehti është më i lartë. Qëndroni në ambiente të freskëta ose të ajrosura mirë.
Pini shumë ujë, edhe nëse nuk ndiheni të etur
Dehidratimi ndodh shpejt në të nxehtë. Evitoni pijet me kafeinë dhe alkoolin, të cilat rrisin humbjen e lëngjeve.
Vishuni lehtë dhe me ngjyra të çelta
Përdorni veshje pambuku që lejojnë frymëmarrjen e trupit. Mos harroni kapelen dhe syzet e diellit kur dilni jashtë.
Freskoni ambientin ku jetoni
Mbani dritaret mbyllur gjatë orëve të nxehta dhe hapini në mbrëmje kur temperatura bie. Përdorni ventilatorë ose ajër të kondicionuar nëse është e mundur.
Kujdes për më të dobëtit
Kontrolloni të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe të sëmurët që mund të mos ndiejnë simptomat e të nxehtit. Kujdesuni që edhe kafshët shtëpiake të kenë ujë dhe hije.
Mos bëni ushtrime fizike në të nxehtë
Aktivitetet intensive fizike duhet të shmangen në orët e vapës së madhe. Zgjidhni mëngjesin herët ose mbrëmjen për vrap apo palestër