HomePolitikeFlamur Noka del nga SPAK, pyetet për kontratën e lobimit në SHBA?...

Flamur Noka del nga SPAK, pyetet për kontratën e lobimit në SHBA? Ja si pergjigjet deputeti…

Isha për një sërë kallëzimesh”, u shpreh Flamur Noka pasi doli nga ambientet e SPAK.

Deputeti i PD-së mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:20 dhe doli pas gati 1 ore.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai u shpreh se është thirrur për denoncimet që ka bërë lidhur me krimet zgjedhore.

Pjesë nga deklarata për mediat:

Flamur Noka: Krimi elektoral është ai që sot ka vendosur mbi fatin e votës së shqiptarëve.

Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur në SPAK, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Paraqitët ndonjë provë?

Flamur Noka: Ne nuk kemi organi hetimor, organi hetimor presupozohet të ishte ky këtu mbrapa.

Për cilin kallëzim konkret ishit?

Flamur Noka: Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Konstatova që task forca për krimet zgjedhore kishte vdekur ditën që u krijua.

SPAK ju ka dërguar dy shkresa dhe kërkon informacion nga ana juaj mqs jeni firmëtar i kontratës lobuese në një kompani në SHBA dhe kërkon informacion. A i jeni përgjigjur ju Prokurorisë dhe i keni vendosur në dispozicion materialet?

Flamur Noka: Ne jemi PD, jemi forcë demokratike, transparente, Çdo gjë e kemi vendosur në dispozicion, s’kemi gjë për të fshehur, është ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular