HomeBotaFOTOT/Kush është vajza e Kim Jong Un, "pika e dobët" e udhëheqësit...

FOTOT/Kush është vajza e Kim Jong Un, “pika e dobët” e udhëheqësit të Koresë së Veriut që shihet si pasardhësja e tij

Gruaja e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Ri Sol Ju, u rishfaq në publik të martën pas një viti e gjysmë larg vëmendjes, duke iu bashkuar atij dhe vajzës së tyre, Ju Ae, në një ceremoni luksoze për një vendpushim plazhi në bregdetin lindor të vendit të varfër komunist.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Foto: Kim Jong Un, vajza dhe gruaja e tij
Ri, e cila u pa për herë të fundit në fotot e mediave shtetërore më 1 janar 2024, u fotografua duke mbajtur atë që duket të jetë një çantë dore e prodhuar nga marka luksoze italiane Gucci.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Eksportet e mallrave luksoze në Korenë e Veriut janë të ndaluara sipas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara që synojnë programet bërthamore dhe balistike të Phenianit. Megjithatë, artikuj të tillë thuhet se hyjnë në vend përmes çantave diplomatike, të cilat janë të përjashtuara nga inspektimi doganor sipas ligjit ndërkombëtar.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Resorti i ri që u inagurua nga udhëheqësi korean

Shija e Kim Jong Un për luksin është e dokumentuar mirë, nga orët dhe makinat e shtrenjta deri te avionët privatë. Aleati i tij i ngushtë, Presidenti rus Vladimir Putin, i dhuroi atij një limuzinë të prodhuar në Rusi pasi Kim e pëlqeu automjetin gjatë vizitës së tij në vitin 2023.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Ndërsa Ju Ae – që besohet gjerësisht si pasardhësja e zgjedhur e Kim.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Ajo po shfaqet gjithnjë e më shpesh përkrah babait të saj, rishfaqja e Ri në Zonën e re Turistike Bregdetare Wonsan Kalma në Gadishullin Kalma zbuloi se ajo është ‘pika e dobët’ e udhëheqësit korean.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Kim deklaroi se Wonsan Kalma do të “shkëlqente si një vendpushim turistik i nivelit botëror”, i pari nga disa “parajsa” të planifikuara në të gjithë vendin, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Media shtetërore e quajti ceremoninë një “ngjarje të madhe dhe të behatë”.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Hotelet e zonës turistike mund të akomodojnë gati 20,000 mysafirë dhe krenohet me një gamë të gjerë ambientesh, restorantesh dhe larjeje në det. Këto karakteristika, tha KCNA, “ofrojnë gjatë gjithë vitit shijen e vërtetë të bregdetit lindor, duke paraqitur një pamje të mrekullueshme të një shtrirjeje plazhi 4 kilometra të gjatë që do të jetë e mbushur me njerëz çdo vit”.

FOTO/ Kush është vajza e Kim Jong Un, ‘pika e dobët’

Ambasadori i Moskës dhe zyrtarë të tjerë nga misioni rus në vend morën pjesë në ceremoni si të ftuar specialë, sipas medies. /Liberale.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular