HomeAktualitetIshte me të në makinë gjatë atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoji rrëfen si...

Ishte me të në makinë gjatë atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoji rrëfen si e njohu “Rrumin e Shijakut”: E kisha mik!

Ish-prokurori Arjan Ndoj ka vijuar dëshminë në gjyqin kundër Plarent Dervishajt, i akuzuar si një nga autorët e atentatit ndaj tij.

Mes të tjerash Ndoj ka rrëfyer njohjen me Pëllumb Muharremin, personazhin e krimit të njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”, me të cilin ndodhej në automjet ditën kur i bënë atentat, më 1 nëntor 2019 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ish-prokurori tregoi se Aleksandër Lahon e ka njohur në vitin 2005, kur ishte avokat. Ai theksoi se bëhej fjalë për një çështje ku ishte plagosur një shtetas dhe se kanë pasur më pas marrëdhënie disavjeçare shoqërore me njëri-tjetrin.

Arjan Ndoj tregoi se në momentin e atentatit një makinë u ka ardhur nga pas dhe ka nisur të qëllojë. Më pas, atentatorët kanë ardhur në krahun e pasagjerit ku ai ishte i ulur duke qëlluar me plumba.  Si pasojë e atentatit mafioz humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

“Aleksandër Lahon e kam njohur në 2005, isha avokat, ishte plagosur një shtetas. Marrëdhënie disavjeçare, janë marrëdhënie shoqërore, nuk janë me status të veçantë. Më kishin ftuar, shkova. Në momentin e atentatit, ishte një makinë pas nesh, unë i kam parë në video, se me sy jo. Mjeti erdhi nga pas, nisën të shtënat mbrapa pastaj doli në krahun tim dhe ka gjuajtur. Shoferi i ndjerë, rriti shpejtësinë dhe ngadalësoi kohën. Në momentin e ngjarjes nuk e sheh dot kush të gjuan.”– tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular