HomeAktualitetMurtaja e bagëtive të imta prek Gjirokastrën, mbi 1300 krerë të asgjësuar...

Murtaja e bagëtive të imta prek Gjirokastrën, mbi 1300 krerë të asgjësuar në vend

Advertismentspot_img

Pas identifikimit të vatrës së parë të murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Libohovë, autoritetet veterinare në Gjirokastër kanë intensifikuar kontrollet në fermat e zonës dhe tufat e bagëtive.

Sipas përgjegjëses së sektorit veterinar në qark, Flora Zharkalli, 256 krerët e bagëtive në fermën e prekur janë karantinuar, ndërsa është vendosur zonë kontrolli prej 3 dhe 10 kilometrash përreth vatrës. Zonat e përfshira në këtë rreze përfshijnë qytetin e Libohovës, Nepravishtën, si dhe pjesë të njësive Dropull, Pogon, Antigonë dhe Lazarat.

“Monitorimi është i përditshëm, sepse sëmundja mund të shfaqet edhe në formë subklinike”, tha Zharkalli. Në bashkëpunim me Laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, po analizohen çdo rast i dyshuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular