HomeKronikeZhduken papritur dy të mitur në Maliq, familjarët ngrenë alarmin në polici

Zhduken papritur dy të mitur në Maliq, familjarët ngrenë alarmin në polici

Dy familje nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të njësisë administrative Maliq kanë kallëzuar në Policinë e Maliqit largimin pa gjurmë të fëmijëve të tyre të mitur.

Sipas denoncimit të bërë më 26 qershor, shtetasi Ll. Q., 43 vjeç, dhe shtetasja E. B., 42 vjeçe, raportuan se vajza e tyre 15-vjeçare dhe djali 16-vjeçar janë larguar nga banesa pa lënë asnjë shenjë për vendndodhjen.

Strukturat e Policisë së Maliqit po punojnë intensivisht për gjetjen dhe kthimin e tyre në familje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e të miturve të kontaktojnë menjëherë organet kompetente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular