HomePolitikeKuvendi kaloi 2.2 mln euro në llogaritë e ligjvënësve për 5 muaj,...

Kuvendi kaloi 2.2 mln euro në llogaritë e ligjvënësve për 5 muaj, 730.000 € për karburant, dieta, telefon dhe qira

Rreth 1.5 mln euro në 5 muaj janë shpenzuar për pagat mujore, dhe afro 730 mijë euro për shpenzime të tjera ekstra që deputetët pretendohet të kenë kryer në funksion të detyrës së tyre. Ajo çka vihet re më së shumti, është se rimbursimet më të mëdha deputetët i marrin për dieta dhe udhëtime brenda vendit, shuma që variojnë nga 78 deri në 150 mijë lekë të reja çdo muaj.

Në llogarinë e tyre të përmuajshme shtohen edhe shpenzimet e karburantit nga 30-40 mijë lekë. Hallet me popullin deputetët mesa duket i qajnë në telefon, pasi secili prej tyre merr çdo muaj rimbursim për shpenzimet telefonike 17 mijë lekë të reja. Të tjerë faturën për telefonin e kanë edhe më të shtrenjtë për shkak të detyrës dhe arrijnë në 20 mijë lekë të reja, si krerët e komisioneve Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Zheni Gjergji etj.  I vetmi me shpenzime modeste në telefoni është Agron Gjekmarkaj, me shifra që variojnë nga 2 deri në 7 mijë lekë të reja.

Nga përfitimet ekstra, kanë hequr dorë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët jo vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, por që nga shtatori i 2024-ës, rezulton të kenë marrë zero rimbursime për dieta dhe udhëtime brenda vendit.

Listës së tyre i bashkohen edhe deputetët Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Pandeli Majko, Agron Çela e Etilda Gjonaj të cilët janë treguar modest me shpenzimet pa çuar në kuvend që nga shtatori, asnjë faturë hoteli, drekash e darkash, apo të tjera shpenzime.

Një pjesë tjetër të përfitimeve, mbi rrogën e përmuajshme deputetët e marrin si honorare për pjesëmarrjen në komisione. Çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme edhe për deputetët, pasi 21 prej tyre nuk arrijnë dot të blejnë një banesë në kryeqytetet dhe përfitojnë çdo muaj 35 mijë lekë rimbursim për qiranë. Nga Raziela Myslimaj shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular