Gjatë viteve, kanë qenë disa parashikues që kanë fituar një vëmendjen për parashikimet e tyre, frikshëm të sakta, nga parashikuesja bullgare Baba Vanga, te astrologu i shekullit të 16-të Nostradamus. Për shembull, Baba Vanga thuhet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit më shumë se një dekadë përpara tragjedisë. Për ngjarjen ajo shtoi se: “Ujqërit do të ulërijnë në një shkurre dhe gjak i pafajshëm do të derdhet.”
Thuhej se ajo i referohej Kullave Binjake dhe avionëve të rrëmbyer (‘zogj çeliku’), ndërsa edhe referenca për ‘shkurren’ mund të jetë një aludim për presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, George W. Bush. Ajo gjithashtu bëri një parashikim për vdekjen e Princeshës Diana, ndërkohë që Nostradamus njihet për parashikimin e hedhjes së bombave atomike mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki.
Tani, një tjetër parashikuese ‘ka dalë në skenë’ dhe po bën disa parashikime po aq të frikshme për të ardhmen tonë. Ryo Tatsuki, një fallxhore dhe ish-artiste e manga-ve nga Japonia, thotë se ka qenë në gjendje të parashikojë ngjarje botërore që nga vitet 1980, të cilat i vijnë përmes ëndrrave shumë të gjalla.
70-vjeçarja botoi një manga të titulluar “ The Future I Saw” në vitin 1999, ku dokumenton disa nga ëndrrat e saj më të çuditshme. Kjo përfshinte tërmetin në Kobe të Japonisë të vitit 1995 dhe vdekjen tragjike të këngëtarit të grupit “Queen”, Freddie Mercury, në vitin 1991.