Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Lezhë, ku një i ri nga Kosova ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime me familjen.
Policia njoftoi se rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 28 qershor 2025, është informuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës për mbërritjen e një të riu pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj të Kosovës. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte pasur probleme shëndetësore që në fëmijëri.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.