Ylli Didani, 43-vjeçari nga Shqipëria, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale në Detroit, SHBA, për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Ai u shpall fajtor pasi provat në gjyq dëshmuan se ai ishte kreu i një organizate kriminale me shtrirje në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropë. Organizata e tij financoi dhe organizoi dërgesa të mëdha kokaine, të cilat u transportuan nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Hetimi zbuloi se në vitet 2019 dhe 2020, autoritetet amerikane sekuestruan mbi 3,400 kilogramë kokainë, të ngarkuar në pesë anije mallrash që po udhëtonin drejt porteve ndërkombëtare. Droga kishte një vlerë tregu mbi 100 milionë dollarë.
Ndër skemat më të sofistikuara të organizatës ishte ndërtimi i një droni nënujor, i pajisur me GPS dhe modem, i cili do të fiksuar në pjesën e poshtme të një anijeje kontejnerësh. Pasi anija të afrohej pranë bregut evropian, droni do të shkëputej dhe më pas do të mblidhej nga një anije peshkimi në pronësi të rrjetit të Didanit.
Didani u arrestua përpara se të vinte në zbatim planin me dronin nënujor dhe tani përballet me burgim të përjetshëm për akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani, 48 vjec, me origjinë nga fshati Janjar i Bashkisë Konispol, kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, dyshohet se ka blerë një truall toke buzë detit në Republikën Dominikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde nga trafikimi i drogës.
Sipas provave të paraqitura nga prokuroria, Didani transferoi më shumë se 200,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara përmes një sistemi të paligjshëm të njohur si “metoda simbolike” si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në Republikën Dominikane. Pagesa u lehtësua nga rrjetet e pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si “los Chinos”, të cilët menaxhonin lëvizjen e të ardhurave nga trafikimi i drogës në nivel global.
Çështja kulmoi së fundmi me një vendim fajësie kundër Didanit, 43 vjeç, me akuzat për komplot për shpërndarjen e kokainës, shpërndarje droge në anije që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së dhe komplot për pastrim parash. Autoritetet amerikane e identifikuan atë si udhëheqësin e një organizate me operacione në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropë, të përfshirë në transportimin e dërgesave të kokainës në shkallë të gjerë.
Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kapën më shumë se 3.4 ton kokainë të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në rrugë që tejkalonte 100 milionë dollarë. Përveç kësaj, gjyqi zbuloi se Didani dhe bashkëpunëtorët e tij projektuan një dron nënujor për të fshehur dhe transportuar drogë të bashkangjitur në trupat e anijeve tregtare që shkonin në Evropë.
Ylli Didani përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe mbetet në paraburgim federal në pritje të dënimit.
Hetimi u krye nga agjentë të DEA-s, Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS-CI), Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamenteve lokale të policisë në Michigan.