HomeBotaDonald Trump bën thirrje sërish për paqe në Gaza: Të arrihet marrëveshja!

Donald Trump bën thirrje sërish për paqe në Gaza: Të arrihet marrëveshja!

Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur thirrjen për një marrëveshje paqeje lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës, por mbetet e paqartë se sa afër është një zgjidhje diplomatike, raporton Sky News.

Përmes një postimi në platformën e tij sociale, Trump përsëriti thirrjen për paqe. Kjo është hera e dytë gjatë kësaj fundjave që ai bën një deklaratë të tillë për situatën në Gaza.

Megjithatë, paralelisht me thirrjet për paqe, të paktën 72 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke hedhur hije dyshimi mbi përparimin e përpjekjeve diplomatike.

Bisedimet për paqe u ndërprenë në mars, pasi Izraeli ndërmori një ofensivë të re mbi territorin palestinez, çka bllokoi zbatimin e një armëpushimi të mëparshëm për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën e zbatimit të tij.

Që atëherë, negociatat kanë vijuar herë pas here, por pa ndonjë rezultat konkret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular