HomeBotaKy vend i BE ndalon pirjen e duhanit në parqe, plazhe dhe...

Ky vend i BE ndalon pirjen e duhanit në parqe, plazhe dhe pranë shkollave! Arsyeja? Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve

Franca ka hasur vështirësi në luftën kundër zakonit të pirjes së duhanit, por një dekret i ri i shëndetit publik, i publikuar të shtunën, synon ta ndryshojë këtë realitet.

Në ditët në vijim, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha parqet dhe ambiente sportive, në plazhe, në stacionet e autobusëve, pranë shkollave dhe në çdo vend publik ku mund të mblidhen fëmijët.

Në një vend ku pirja e duhanit ka qenë për breza e ‘glamorizuar’ në kinematografi dhe është përfshirë në imazhin kombëtar, masat e qeverisë për kufizimin e përdorimit të duhanit kanë hasur rezistencë.

“Në Francë ende mbizotëron mentaliteti që thotë: ‘kjo është një ligj që kufizon lirinë,’” tha Philippe Bergerot, president i Lidhjes Franceze Kundër Kancerit, për Associated Press.

Ky ndalim synon “të promovojë atë që ne e quajmë denormalizim. Në mendjet e njerëzve, pirja e duhanit është normale,” shtoi ai.

“Ne nuk po ndalojmë pirjen e duhanit në përgjithësi; ne po ndalojmë pirjen e duhanit në vende të caktuara ku ajo mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve dhe të të rinjve”, tha Bergerot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular