HomeBotaTragjedi në Pakistan, të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet dhe reshjet...

Tragjedi në Pakistan, të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet dhe reshjet e dendura

Reshjet e rrëmbyeshme që kanë përfshirë Pakistanin që nga e mërkura, kur nisi zyrtarisht sezoni i musoneve, kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, gjysma prej të cilëve fëmijë. Viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme dhe shembjes së banesave.

Sipas autoriteteve lokale, në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, që kufizohet me Afganistanin, 11 persona kanë humbur jetën, mes tyre katër fëmijë dhe tre gra. Gjashtë të tjerë janë plagosur, ndërsa 56 shtëpi janë dëmtuar, nga të cilat gjashtë janë shkatërruar plotësisht. Në luginën Swat, 10 persona u morën nga rrjedha e fuqishme e një lumi të fryrë nga reshjet.

Ndërkohë, në provincën më të populluar të vendit, Punjab, me mbi 130 milionë banorë, raportohen 13 viktima që nga e mërkura. Tetë prej tyre janë fëmijë, të cilët humbën jetën pas shembjes së çative apo mureve të shtëpive.

Shërbimi Meteorologjik i Pakistanit ka paralajmëruar për reshje të vazhdueshme dhe rrezik të lartë për përmbytje të reja deri të paktën ditën e martë.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të ndjekin me kujdes udhëzimet e emergjencës dhe të evakuohen në kohë nga zonat që mund të preken nga përmbytjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular