HomeSportVIDEO/Goli i shqiptarit Veiper nuk mjafton, Anglia mposht Gjermaninë në finale dhe...

VIDEO/Goli i shqiptarit Veiper nuk mjafton, Anglia mposht Gjermaninë në finale dhe shpallet kampione e Europianit U-21

Anglia U-21 është kampione e Europianit 2025! “3 Luanët” e drejtuar nga trajneri Karslei, mposhti Gjermaninë U-21  me rezultatin 3 me 2 në finalen e madhe të zhvilluar në Bratislavë. 

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2 me 2, teksa në shtesë festuan “3 Luanët”! Anglezët kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Eliot dhe Hutçinson, në minutat 6 dhe 25, ndërkohë që “panzerat” nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën falë golit të shqiptarit Veiper në minutën 45+1 dhe Nebel në minutën e 61-të. 

Për golin që do t’i dhuronte triumfin Anglisë U-21, mendoi sulmuesi i Marsejës, Roue, i cili në minutën e 92-të, shënoi golin për 3 me 2.  

Ndërkohë pjesa e mbetur e shtesës nuk prodhoi më gola. Një triumf mëse i merituar ky i anglezëve.

FT: ANGLI U-21 VS GJERMANI U-21 3-2

Elliot 6′, Hutchinson 25′, Rowe 92′ / Weiper 45+1′, Nebel 61′

GOLI I ROWE: VIDEO 

GOLI I NEBEL: VIDEO

GOLI I WEIPER: VIDEO 

GOLI I HUTCHINSON: VIDEO 

GOLI I ELLIOT: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Anglia: Beadle; Hinshelwood, Quansah, Cresswell, Livramento; Anderson, McAtee, Scott; Stansfield, Elliott, Hutchinson. 

Gjermania: Atubolu; Brown, Oermann, Arrey-Mbi, Collins; Reitz, Martel, Nebel; Gruda, Weiper, Woltemade. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular