HomeAktualitetVIDEO/Ministria e Shëndetësisë apelon: Kujdes për shëndetin gjatë valës së të nxehtit!...

VIDEO/Ministria e Shëndetësisë apelon: Kujdes për shëndetin gjatë valës së të nxehtit! Ja disa këshilla të rëndësishme për qytetarët

Në ditët e temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe jep disa këshilla të thjeshta, por jetike për të përballuar nxehtësinë.

Mjekët rekomandojnë të pini shumë ujë gjatë ditës, edhe kur nuk ndiheni të etur, për të shmangur dehidratimin.

Të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me lëngje, si fruta dhe perime.

Të përdorni krem mbrojtës për lëkurën dhe të vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura.

Të kenë kujdes të veçantë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, që janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.

Ministrja thotë se ekipet shëndetësore në të gjithë vendin janë aktivë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe paralajmërojnë qytetarët që të kërkojnë mbështetje në çdo rast nevoje.

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes maksimal në këto ditë me temperatura të larta, për të shmangur problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga nxehtësia ekstreme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular