HomeLifestyleYjet që ndoqën betimet në altar të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!...

Yjet që ndoqën betimet në altar të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez! The Times nxjerr detajet nga festimet 3-ditore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez Bezos shkëmbyen betimet në ceremoninë e tyre ekstravagante të dasmës, nën duartrokitjet e të ftuarve në Venecia.

Gazetarja veshi një fustan të gjatë Dolce & Gabbana me mëngë me dantellë, frymëzuar nga fustani që Sophia Loren veshi në filmin e vitit 1958, Houseboat.

Të ftuarit u mirëpritur në ishullin venecian të San Giorgio Maggiore, ku u zhvillua ceremonia, nën tingujt e Matteo Bocelli-t, djalit të këngëtarit italian të operas Andrea Bocelli, duke kënduar këngën e Elvis Presley-t “Can’t Help Falling in Love”.

Me duartrokitjet e të pranishmëve në festë, një tjetër këngëtare solli hite si “Higher Love” të Steve Winwood dhe “You’ve Got the Love” të Candi Staton.

Më herët gjatë mbrëmjes, të ftuarve të çiftit, që po shijonin një pije në kopshtin e hotelit St Regis përpara se të niseshin për në eventin kryesor të fundjavës, iu bashkuan një gjuetar dhe një skifter për të larguar pulëbardhat e detit, të cilat njihen për vjedhjen e ushqimeve të vogla në Venecia.

Pasi Ivanka Trump dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë dolën nga hoteli për t’u nisur për në festë, Leonardo DiCaprio u pa duke dalë nga hoteli Gritti Palace me një kapelë bejsbolli, duke mos lejuar fotografët të fokusonin më mirë portretin e tij.

Menjëherë pasi të porsamartuarit shkëmbyen betimet, u publikua kopertina dixhitale e revistës Vogue me Sanchez Bezos me fustanin e saj të nusërisë.

Stilistit italian Domenico Dolce mbërriti në Aman të enjten pasdite, duke nxitur spekulimet se Dolce & Gabbana kishte veshur Sanchez Bezos për dasmën, raporton The Times.

Më vonë, u mësua se Sanchez Bezos e kishte ideuar fustanin e nusërisë me Dolce & Gabbana një vit e gjysmë më parë. “Gjërat shkuan nga, ‘Dua një fustan modern të thjeshtë dhe seksi’ në ‘Dua diçka që të kujton një moment dhe vendin ku ndodhem tani’”, i tha Sanchez Bezos revistës.

Në llogarinë e saj publike në Instagram mbetën vetëm tre postime, një foto e Sanchez Bezos me fustanin e saj para dasmës, një postim nga festa e beqarisë dhe një citim: “Nuk është kurrë vonë për të qenë ajo që mund të ishe”.

Ajo gjithashtu ndryshoi emrin e saj në Instagram, duke shtuar mbiemrin e dytë “Bezos”.

Zyrtarët e Venecias thanë se dasma nuk do të ketë status ligjor sipas ligjit italian, pasi një kërkesë për martesë nuk është regjistruar në qytet, duke ngritur spekulime se çifti është martuar më parë në një ceremoni private në SHBA.

Rreth 30 policë u vendosën në pjesën e vogël të rrethuar me mure të ishullit, në rast se protestuesit mbërrinin për të prishur dasmën.

Bezos mbërriti në Venecia të enjten në mbrëmje dhe e lavdëroi pa masë qytetin, i cili është shkatërruar nga ditë të tëra protestash për festën e tij tre-ditore të dasmës.

“E duam Venecian”, tha ai për The Times, duke drejtuar dorën drejt Kanalit të Madh, ku ne një taksi uji dukej nusja e tij e ardhshme.

Gjatë gjithë ditës së premte, të ftuarit e listës A u panë në Venecia. Khloe Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, u panë duke bërë pazar në Chanel, ndërsa Khloé festonte ditëlindjen e saj të 41-të.

Aktori Orlando Bloom u pa duke ndarë një taksi uji me Tom Bradyn, ish-lojtarin e NFL-së, pasi konsumuan mëngjes në tarracën e hotelit luksoz Gritti Palace, ku më parë Oprah Ëinfrey dhe Gayle King, prezantuesja e CBS-së, u panë duke ngrënë. Sydney Sëeeney, aktorja e Euphoria-s , u fotografua gjithashtu duke ecur rrugëve të Venecias disa orë para se të fillonte dasma.

Përpara se Bezos dhe Sanchez Bezos të largoheshin nga Hoteli Aman në Kanalin e Madh për në manastirin Madonna dell’Orto të enjten, vendi ku u zhvillua festa e parë, dy gra erdhën pranë një varke ku qëndronin fotografët dhe u dhanë akullore dhe ujë të ftohtë. “Nga Jeff dhe Lauren”, tha njëra prej grave, tregon The Times.

Të nesërmen, një ekip kameramanësh dhe një grup turistësh menduan se ishin me fat kur panë shefin e Amazon duke ecur rrugëve… Më vonë u zbulua se ishte Cagdas Halicilar, i cili la punën vitin e kaluar për t’u bërë një sozi me kohë të plotë e Bezos, dhe që atëherë ka siguruar një rol në një shfaqje të Netflix.

Çifti do ta mbyllë fundjavën me një festë këtë të shtunë në ish-kantierin detar të Arsenale, i cili do të mbushet me 80.000 trëndafila, sipas mediave italiane.

San Giorgio Maggiore është ideal për një festë dasme. Kur Vatikani vendosi të merrte pjesë në ekspozitën e Bienales së arkitekturës në Venecia, ai ngarkoi dhjetë arkitektë për të ndërtuar kapela avangarde midis pemëve, përfshirë një nga arkitekti britanik Norman Foster.

Moti, e vetmja gjë që as një nga njerëzit më të pasur në botë nuk mund ta planifikojë, ka qenë larg idealit. Personazhet e famshëm u detyruan të strehoheshin gjatë festës para dasmës të së enjtes, ndërsa një stuhi e fortë goditi eventin luksoz në Madonna dell’Orto, duke bërë që festa të mbyllet para kohe.

Protestuesit anti-Bezos po kërkojnë gjithashtu të pengojnë paradën e dasmës, me aktivistët e lëvizjes “No Space For Bezos” që planifikojnë një protestë gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa një marshim është planifikuar këtë të shtunë në stacionin kryesor hekurudhor të Santa Lucias.

Nga ana tjetër, ka nga ata që nuk janë dakord me protestat.

Pse të mos martohen? Për ne kjo do të thotë më shumë policë, më pak mbeturina dhe më pak hajdutë xhepash”, tha gondolier Roberto Orio, 63 vjeç.

Ankesa ime e vetme është se nuk më ftuan”, tha postieri në pension Livio Cappello, 68 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular