Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pak më parë në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal.
Flakët përfshinë disa biznese, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Durrësit, për përballimin e flakëve që kanë përfshirë tregun e Plazhit, janë nisur edhe zjarrfikësit nga Kamza.
Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes, mbështetja nga forca shtesë është bërë e domosdoshme për vënien nën kontroll të situatës.