HomePolitikeAmbasada ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: SHBA politikë të re...

Ambasada ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular