GJKKO ka reaguar në lidhje me lajmet për një dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen Partizani.
Gjykata bën me dije se çdo informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.
“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”, thuhet në reagim.
Mësohet se Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh.
Në argumentet e saj, ajo thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.