HomeLifestyleFOTOT/Çfarë nuk u pa nga dasma e shekullit në Venecia! Kush e...

FOTOT/Çfarë nuk u pa nga dasma e shekullit në Venecia! Kush e mori vëmendjen e festës spektakolare mes VIP-ave të Hollywood-it

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare në Venecia, një prej qyteteve më romantike në botë

Mes gondolave, pallateve historike dhe të ftuarve me famë botërore, kjo ngjarje është cilësuar si “dasma e shekullit”.

Dasma maratonë e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në ishte një spektakël i vërtetë, jo vetëm për shkak të bujës nga çifti i njohur, por edhe për veshjet e të ftuarëve që ngjallën diskutime.

Nga eleganca e deri te gafat, fotot dhe komentet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Ja si u vlerësuan të ftuarit VIP dhe pamjet e tyre gjatë mbrëmjes së tretë të festimeve.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez- Të lodhur, por të lumtur: Nota 8

Çifti i famshëm, simbol i ‘rinisë së përjetshme’ dhe pasurisë së pafund, u shfaqën të buzëqeshur dhe stil. Lauren shkëlqeu në një fustan të punuar nga Versace me ndihmën personale të Donatella Versace – një vepër arti që mori 350 orë për t’u realizuar. Ngjyrat e fustanit përkonte me perëndimin e diellit në Venecia, por në fotot nga afër, lodhja në fytyrën e Lauren ishte e dukshme.
Edhe make-up-i hollivudian nuk mundi ta fshehë lodhjen e ditëve të gjata festive. Bezos, i kuruar deri në perfeksion, ndoshta me ndihmën e kirurgjisë estetike, e ruajti sharmin. Në fund të fundit, dashuria e tyre, sipas mikeshës Ira von Fürstenberg, “është e vërtetë, pavarësisht gjithçkaje”.

Ivanka Trump- Elegante por e ‘mërzitshme’, nota 6

Me një fustan të thjeshtë nga Carolina Herrera, Ivanka u paraqit pa asnjë defekt. Mirëpo, paraqitja e saj ishte pa emocion dhe e mërzitshme, sipas Corriere.

Vittoria Ceretti- E bukur por fustani nuk i rezistoi: Nota 7

Modelja e njohur zgjodhi një fustan elegant nga Dolce & Gabbana, por nuk kishte fat: në fund të mbrëmjes, në videot e publikuara në Instagram, fustani dukej i shqyer. Një incident i vogël, por që bëri bujë në rrjet.

Leonardo DiCaprio, Me pizhama luksi: Nota 6.5

Leo, besnik ndaj stilit të vet, u shfaq me ‘pizhama’ ngjyrë bordo dhe kapele, një pamje që shumëkush e cilësoi si “sleepëear chic”. Disa spekulojnë se kapelet i përdor për të fshehur rënien e flokëve.
Kris, Kylie dhe Kendall Jenner – Mami në qendër të vëmendjes: Nota 6.5
Trioja më e famshme në rrjetet sociale nuk zhgënjeu. Kylie u paraqit me një crop top me shkëlqim dhe fund mëndafshi, në përputhje me temën e “pijama party”. Kris Jenner, me një fustan të mbuluar me pupla, ishte mishërimi i glam-it klasik. Vëmendja ishte e gjitha për to.

Oprah Winfrey – Me stil, por pa emocion: Nota 6

E veshur me një kostum satin me pupla në mëngë, Oprah u paraqit si një figurë “e bronztë” – si në qëndrimin e saj, ashtu edhe në ngjyrën e veshjes. Pjesëmarrja e saj befasoi disa, duke ditur përplasjet me mikeshën e vjetër të Meghan Markle.

Kendall Jenner – Si princeshë, Nota 6.5

Kendall zgjodhi një fustan blu në stilin “Një mijë e një net”, me një kapuç të tejdukshëm që la vend për spekulime: mos vallë kjo është një shenjë për dasmën e saj të ardhshme me reperin Bad Bunny?

Në përfundim…

Dasma e Bezos dhe Sanchez ishte një përzierje spektakolare e modës, luksit dhe momenteve të papritura. Nga pizhame luksoze te fustane të shqyera, kjo ngjarje do të mbetet gjatë në kujtesën e botës së modës dhe shoëbizit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular